Me iniciativën e kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Shqipërisë, do t’i vizitojnë në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët. Kjo u bë e ditur nga këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj.
Zyberaj tha se ftesa iu dërgua edhe ish-presidentëve të Kosovës. Sipas tij ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nuk i janë përgjigjur ftesës.
“Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish-presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës” – tha Zyberaj./ KlanKosova