Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-kreu i SHIK: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur

2020/11/03 at 3:30 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-kreu i SHIK: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur

Pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi është shprehur se terroristët vijnë në Shqipëri, pasi e shohin të sigurt për t’u fshehur, por jo për të kryer sulme.


Gjatë një interviste për “News24”, Klosi tha se terroristët kanë si synim të tyre sulme në vende të mëdha të Europës, ku sulmet e tyre kanë më tepër ndikim, por Shqipëria shihet më shumë si vendstrehim për terroristët.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme, sidomos për Vjenën. Është e rëndë të vriten njerëz, në sulme terroriste, nga njerëz që mendojnë të bëjnë zhurmë përmes vrasjes së njerëzve. Të gjithëve iu vjen keq. Na vjen dhe keq kur pastaj dëgjojmë që ka dhe shqiptarë mes tyre. Nuk është për t’u shqetësuar, edhe shqiptarët, si gjithë të tjerët, kanë njerëz me probleme. Jetojnë për një ideal, që për mua është absurd. Këto janë grupe që kanë devijuar nga islami zyrtar dhe përpiqen të tregojnë se ka njerëz që luftojnë. Më duken njerëz të margjinalizuar, që s’kanë arritur gjë në fushat e tjera”, tha Klosi.

Kur shohim Vjenën, kemi parasysh edhe Francën…

Franca është tjetër gjë, ka pasur përplasje të hershme. Shumica e kolonive franceze, afrikane, janë myslimanë të tërë. Kështu që në Francë ka shumë emigrantë myslimanë, ka dhe shumë të çmendur, që bëjnë aktivitete të tilla. Kurse Austria nuk është e këtij kalibri. Ka pasur shqiptarë të hershëm, dhe këtë e tregon edhe fakti që ka tre policë në ngjarje. Për policët s’më vjen çudi, sepse shqiptarët janë punëtorë dhe qytetarë normalë atje. Këta tjerët, njëri që është vrarë, ishte rritur dhe edukuar në Austri, të ndodhë kjo në një mjedis të tillë, kjo tregon se ka dhe mes tyre një mini-klimë që lejon këto gjëra.

Njëri prej tyre ishte i skeduar, nuk mbahen ata në vëmendje?

Mbahen në vëmendje, por jo 24 orë. Ndiqet aktiviteti i tyre përmes ngjarjeve që ndodhin, takimet e këtyre njerëzve, takime në xhami e mjedise ku festohen festa. Pra, kur mblidhen shumë nga këta tipa, por nuk mbahen 24 orë nën vëzhgim. Kështu që ata kanë zgjedhur kohën dhe ditën, kur besohet se ishin jashtë kontrollit. Policia ka shumë të skeduar, janë aq shumë, sa nuk është në gjendje t’i ndjekësh të tërë. Ata ndiqen, filmohen, por jo një ndjekje aktive ku vete, çfarë bën. Është e pamundur që t’i ndjekësh 24 orë.

Pas këtyre sulmeve, Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli … çfarë do të thotë kjo?

Është normale, kur ndodhin ngjarje të tilla. Mbase është programuar që të ndodhin njëkohësisht në disa kryeqytete. Qëllimi i tyre nuk është se ata shpresojnë në një fitore, dhe ndaj e bëjnë gjithë këtë zullum, jo, ata e kanë shumë të qartë që këto aktivitete përfundojnë ose me vrasjen e tyre, ose me burgim. Ata e kanë bërë llogarinë, shumë rrallë arrijnë të fitojnë. Të gjitha vendet janë të interesuar për të mos iu lënë asnjë shpresë atyre që shpëtojnë nga arrestimi. Kështu që ata nuk e bëjnë këtë se do të bëhen heronj, por ata japin një mesazh. Ishte ISIS, që bëri një deklaratë, kur thanë që do të ikin nga Siria, por do të jenë në Evropë. Kryesore për ta është zgjedhja e një vendi dhe një momenti, kur bën efektin më të madh.

Edhe në një situatë pandemie nuk ndalet misioni i tyre…

Askush nuk futet dot në mendjen e tyre. Janë mendje të prishura, nuk funksionojnë sipas kodit normal, që të arrijmë t’i arsyetojmë.

Po Antiterrori mban nën vëzhgim elementë të tillë?

Sigurisht që mban, por njerëz që mendon se janë të rëndësishëm në këtë drejtim, por jo militantë. Të mbajturit nën vëzhgim nuk nënkupton që ai ndiqet dhe sapo të mendojë një gjë, do të arrestohet. Kjo bëhet edhe me kriminelët, gangsterët, hajdutët. Të gjitha mbahen shënim, por ai nuk ndiqet.

Cilat janë vendet më problematike për të tilla ngjarje?

Vendet ku këta janë më shumë dhe lëvizin më kollaj. Vendi më klasik është Franca, sepse ka shumë emigrantë. Të gjithë ish-qytetarët e kolonive franceze kanë marrë nënshtetësinë. Mes tyre ka dhe shumë që e kanë mendjen e prishur. Është edhe Anglia, që ka një terrorizëm tjetër. Gjermania, si vend i madh, por ka më shumë turq. Spanja, meqë është më afër tyre. Është në kufi dhe ata mundohen të vijnë në Evropë përmes Spanjës. Pra, të gjithë ato vende që kanë lidhje tradicionale me vende nga ku buron terrorizmi, janë të rrezikuar.

Po Shqipëria pse nuk përjashtohet?

Absolutisht që nuk përjashtohet, është e gabuar. Shqipëria është një vend ku këta njerëz, aq sa kanë qenë, në kohën kur isha unë në shërbim, kemi pasur probleme me ta, vijnë më shumë për t’u fshehur, sesa për të bërë aktivitete. Shqipëria ka qenë një vend i mbyllur dhe bashkëpunimi me partnerët është i vonshëm, ndaj dhe quhej një vend i sigurt për ta. Edhe ne i mirëpritëm, ku mes tyre kishte dhe terroristë. Duke parë frymën miqësore, ata e panë Shqipërinë si të sigurt, por që jo për të bërë sulme. Shqipëria nuk është zgjedhur prej tyre si një vend ku bën efekt, veprimtaria e tyre lidhet me efektin që bëjnë aktivitetet. Ata nuk shpresojnë të shpëtojnë, por të lënë efekt, sa u trembën austriakët. Nëse policia franceze merr masa të rrepta, ata mendojnë se e kanë kryer detyrën. Kaq kanë në dorë ata. Shqipëria ka dhe një gjë tjetër, sot vërtet është bërë një vend ku kalohet kollaj, por këtu të huajt evidentohen më kollaj. Shqipëria nuk ka qenë mësuar me të huaj, është një fenomen që po ndodh këto 30 vite. Ne jemi në gjendje ta identifikojmë një të huaj edhe në rrugë. Kjo i bën të vështirë terroristët të qarkullojnë në Shqipëri pa rënë në sy. Nuk është aq kollaj në Shqipëri, është vend i vogël./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
Bota

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

18 Dhjetor, 2025 11:21 am
Para
Ministri austriak: Nuk ka shenja të jetë përfshirë një sulmues i dytë

Ministri austriak: Nuk ka shenja të jetë përfshirë një sulmues i dytë

FOTO/ Brenda banesës së autorit të sulmit terrorist në Vjenë

FOTO/ Brenda banesës së autorit të sulmit terrorist në Vjenë

Pasaportat biometrike, hapen 6 zyra të reja aplikimi në Europë

Pasaportat biometrike, hapen 6 zyra të reja aplikimi në Europë
















TE FUNDIT

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
18 Dhjetor, 2025

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
18 Dhjetor, 2025

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave...

Lexo më shumë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
18 Dhjetor, 2025

Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar...

Lexo më shumë

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
18 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka sfiduar Shtetet e Bashkuara lidhur me tregtimin e naftës venezueliane, duke e cilësuar “të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com