Bota

FOTO/ Brenda banesës së autorit të sulmit terrorist në Vjenë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 03/11/20 |
Al Do

Policia austriake ka bastisur sot banesën ku jetonte autori i sulmit terrorist në Vjenë. Mediat vendase raportojnë se Kujtim Fejzulai banonte në pjesën verilindore të kryeqytetit austriak.

Rreth orës 1:30 të mëngjesit policia shpërtheu me lënë plasëse derën e banesës së tij.

“Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira – por diçka e tillë më ka shtangur”, i tha një fqinj i vrasësit gazetës “Heute”.

Siç shihet në fotot e publikuara, dera e apartamentit të tij është prej metali por nuk dihet nëse ishte e blinduar.

Pas sulmit në qendër të Vjenës, bastisje të shumta shtëpish u kryen në afërsi të shtëpisë së autorit në qytetin e Vjenës dhe gjithashtu në Austrinë e Poshtme.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Kujtim Fejzulai nisi të qëllonte me armë zjarri në një pedonale pranë një sinagoge në qedër të Vjenës. Të shtënat lanë 4 viktima dhe 22 të plagosur. Autori u ekzekutua nga forcat speciale austriake 9 minuta më vonë./ Opinion.al

Pas