Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-gruaja e liderit të ISIS dëshiron të strehohet në Europë

2016/04/03 at 12:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-gruaja e liderit të ISIS dëshiron të strehohet në Europë

CNN – Ajo ka qenë e martuar me një prej personave më të kërkuar në botë, liderin e ISIS.


Në intervistën e saj të parë që prej lirimit nga një burg libanez, vitin e shkuar, Saja al – Dulaimi, për CNN rrëfen eksperiencën e saj si bashkëshortja e Abu Bakr al – Baghdadi dhe frikën që ka për vajzën e lindur prej tij.

Gazetari i CNN e ka realizuar intervistën me 28 – vjeçaren Dulaimi në një vend sekret, pranë kufirit mes Libanit dhe Sirisë.

CNN sqaron se nuk ishte në gjendje të verifikonte asnjë nga deklaratat e saj, që prej detajeve të marrëdhënies me Baghdadi e deri tek insistimi se ajo nuk e mbështet në asnjë mënyrë terrorizmin. *Në fakt, ajo ka qenë pjesë e një burgu me anëtarë të frontit të al Nursa, si dhe me të akuzuar për lidhje me al Qaedën, kjo sipas një zyrtari libanez.

Megjithatë, ja çfarë deklaron Dulaimi:

E lindur në Irak nga një familje konservatore e shtresës së mesme, Dulaimi u martua me Baghdad -in në 2008 –ën.

Ajo thotë se, në atë kohë, ai nuk ishte një terrorist i pashpirt.

“U martova me një njeri normal, të studiuar. Ai ishte një njeri familjar”, shprehet ajo.

Dulaimi nuk ishte gruaja e tij e vetme, ajo e ndante atë me gra të tjera.

“Shkonte në punë dhe më pas kthehej në shtëpi tek familja e tij. Ishte i mrekullueshem. Një baba shembullor. Mënyra sesi sillej më fëmijët… ishte një mësues. E keni parasysh si janë mësuesit. Ai dinte si të sillej me fëmijët”.

Por ata nuk bisedonin shumë me njëri – tjetrin, siç bëjnë zakonisht çiftet. Arsyeja? “Ai kishte një personalitet të mistershëm”, shprehet Dulaimi.

Mia Bloom, profesoreshë në Universitetin e Georgia –s dhe studiuese mbi terrorizmin shprehet se, i duket e logjikshme që Baghdadi po bënte një jetë të dyfishtë dhe se guaja e tij dinte pak ose asgjë për këtë.

“Arsyeja përse ai nuk i tregonte asgjë, ishte sepse ajo s’kishte lidhje me jetën tjetër të tij”, shprehet për CNN Bloom.

Megjithatë, Dulaimi e dinte ekzistencën e gruas së dytë të Baghdad -it, që nuk ishte dakord me idenë që ajo të ishte pjesë e portretit famijar.

“Është e vështirë për dy gra që të jetojnë bashkë”, shprehet Dulaimi.

Sipas saj, martesa e tyre kishte marrë fund 7 vite më parë.

Dulaimi thotë se u arratis nga Baghdadi pasi ngeli shtatzënë. Ajo nuk tregon arsyen ekzakte, por shprehet se nuk ndihej e lumtur.

Thotë se nuk e dashuronte dhe fakti që u largua prej tij është provë.

Ai u përpoq ta bindte që të rikthehej me të disa herë, por Dulaimi tregon se ajo e kishte ndarë mendjen. Hera e fundit që ata folën ishte në 2009 –ën, kur Baghdadi u përpoq ta bindte sërish që të rikthehej me të.

baghdadi

Dulaimi rrëfen se nuk i kishte treguar se kishte lindur një vajzë, por gjithsesi më vonë ai e mori vesh dhe i tha se do t’ia merte vajzën kur ajo të rimartohej.

Sot thotë se ndihet e frikësuar për të bijën: “Kam frikë nga të gjithë”.

Dulaimi rrëfen se ndihet e shqetësuar për të bijën, që dëshiron të edukohet jashtë. “Tashmë është ajo që vuan, pasi ka mbi supe peshën e gjithçkaje ka ndodhur”, shprehet ajo.

Tanimë, nëna e re ëndërron për një jetë më të mirë me të bijën në Europë. Ajo dëshiron që vajza e saj të shkojë në shkollë, pasi beson se do të jetë një jetë më e mirë dhe më e sigurtë për të.

“Dua të jetoj në një vend Europian, jo arab. Dua që fëmijët e mi të edukohen dhe të kenë një jetë. Edhe nëse nëna e tyre ka qenë e martuar me Abu Bark al – Baghdadi, një terrorist … ç’faj ka fëmija në këtë mes?”

Bloom, ekspertja mbi terrorizmin thotë se, Dulaimi ka arsye për të qenë e frikësuar për fëmijën e saj, si nga agjentët e Baghdad -it që mund ta rrëmbejnë, ashtu sikurse edhe nga kundërshtarët e ISIS, që mund të përpiqen që të hakmerren në kurriz të tyre.

Sipas Bloom, fëmijët janë në rrezik të madh.

Dulaimi u arrestua në 2014 – ën në Liban, pasi kaloi kufirin nga Siria, në atë që një burim e quajti si një “operacion të planifikuar”.

Një vit më vonë, autoritetet e lanë të lirë sëbashku me një grup islamikësh, në këmbim të trupave libanezë, të kapur në frontin e al Nursa, deklaroi për CNN një zyrtar i sigurisë, me paktin që do t’i ruhej anonimati.

Al Nursa, që sipas autoriteteve konsiderohet si më i rrezikshëm për SHBA sesa ISIS, rivalin e tij në Siri, ka lidhje të shumta me Dulaimin. “Një prej vëllezërve të saj është figurë e Al Nursa dhe bashkëshorti i saj i ri dyshohet si i përfshirë me grupin”, tha një tjetër burim i sigurisë libaneze për CNN.

E megjithatë, Dulaimi thotë se i vjen keq që do të shihet gjithmonë si ish – gruaja e Baghdad -it, si dikush që mbështet terrorizmin.

“Konsiderohem terroriste, por nuk kam asnjë lidhje me të”, shprehet ajo.

Sipas saj, europianët duhet ta pranojnë, pavarësisht marrëdhënies së saj në të shkuarën me Baghdad -in.

“Ku qëndron faji im kur unë kam qenë e martuar me të në 2008 – ën? Tashmë jemi të divorcuar. Isha unë që e lashë atë dhe jo e kundërta”.

“Jam një grua që kam kaluar shumë dhe kam vuajtur edhe burgun”, shprehet Dulaimi.

“Nëse do të kisha dashur të jetoja me të, do të kisha bërë një jetë prej princeshe. Mund të isha bashkuar me ta dhe të kisha shumë para. Por nuk i dua paratë. Ajo që dua është të jetoj e lirë, të jetoj si gjithë të tjerët”. /CNN (Marrë nga Klan) 



Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Kjo vogëlushe është sot një personazh i njohur, zbuloni cila është

Kjo vogëlushe është sot një personazh i njohur, zbuloni cila është

Horoskopi, 3 Prill 2016

Horoskopi, 3 Prill 2016

Zbulohet autori i vrasjes në Kurbin, ky është emri i tij

DETAJET/ Plagosja te “Fresku”, babai tenton të vrasë të dashurin e vajzës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com