Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës, Enton Punavija është paraqitur sërish në ambientet e SPAK.
Ndaj ish-kreut të Drejtorisë e Transportit dhe Trafikut Rrugor është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, si i akuzuar i përfshirë në dosjen 5D.
SPAK mbylli hetimet ndaj të akuzuarve për dosjen 5D më 24 Dhjetor dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO
Enton Punavija u akuzua për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.