Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-deputeti shpall kandidaturën për Primaret: Vizioni im, ta bëjmë Kamzën qytet europian

2022/11/03 at 11:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-deputeti shpall kandidaturën për Primaret: Vizioni im, ta bëjmë Kamzën qytet europian

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka prezantuar këtë të enjte kandidaturën e tij për Primaret për Bashkinë e Kamzës.


Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se qytetarët e Bashkisë Kamëz në zgjedhjet e vitit 2013,  e kanë votuar si kandidat të Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë dhe kjo thotë Dogjani e ka inkurajuar dhe e ka nxitur që të shpallë zyrtarisht kanditaturën për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Më tej ai thotë se vizioni i tij është qe me punë ta bëjë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë.

“Është nder për mua të jem  pjesë e garës (paraprake) për Primaret e Partisë Demokratike dhe të shpall sot, zyrtarisht, kanditaturën time, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, brenda Partisë Demokratike.

Qytetaret e Kamzës, Bathores, Laknasit, Valiasit, Paskuqanit kanë një histori të gjatë që nga koha kur erdhën dhe zunë vend në Kamëz dhe Paskuqan, pa patur asgjë me vete dhe me shumë mund djersë e sakrifica ndërtuan jetet e tyre duke e bërë Kamzën një vend më të mirë për fëmijët e familjet e tyre.

Ashtu si motra ime dhe shumë nga familjarët dhe miqtë e mi erdhën për një jetë më të mirë në Bashkinë e Kamzës.

Demokratet, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit janë njerëzit më punëtor që kam njohur, të përkushtuar, të zotë, të pa përulur nga dhuna e diskriminimi që ju ka bërë kjo qeveri dhe unë kam qenë me shumë fat që i kam njohur ata.

Shumë herë kanë rënë, janë rrëzuar por janë ringritur dhe më të fortë dhe kurrë nuk kanë ndaluar, kurrë nuk janë lodhur dhe gjithmonë kanë fituar përballë çdo vështirësi apo pengese që ju ka dalë përpara.

Sot në Kamëz jetojnë bashkë vendali, të ardhur nga Kukësi, Dibra, Mati, Puka, Tropoja, Hasi, Mirdita, Gramshi, Zallmneri, Librazhdi, Korça, Skrapari dhe nga e gjithë Shqipëria dhe ajo që është për tu marr shembull dhe përgëzuar është:

Se pavarësisht kulturave të ndryshme sot në Kamëz e Paskuqan kemi një komunitet të shkëlqyer që kanë marrëdhenie shumë të mira me njeri tjetrin, kanë krijuar miqësi dhe i gjenden njeri tjetrit në kohë të mira dhe të vështira.

Unë vete kam lindur dhe jam rritur në Kukës dhe kam një lidhje për një kohë të gjatë me qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, me një histori të gjatë shërbimesh individuale dhe me aktivitete politike.

Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar,  demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kanditaturen time për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Vlerësimin që më kanë bërë me votë dëshiroj  t’ua kthej me punë duke ju afruar kohën dhe sherbimin tim në interes  të çdo demokrati e qytetari  të Kamzës dhe Paskuqanit.

Ne Kamëz Partia Demokratike ka punuar shumë, janë bërë rrugë, kanalizime, ujësjellësa por ka akoma shumë për të bërë dhe kjo është arsyeja tjetër që unë kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Europian, një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijne e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarve.

Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshëm në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë  jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet  në vendin e tyre .

Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.

Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre.

Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më  asnjë shtëpi e pa legalizuar.

Te gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë.

Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për cdo demokrat dhe demokrate, për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.

Do bëjë gjithcka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese.

Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike,  në Kamëz dhe Paskuqan, Ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz.

Ju kerkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrij më as edhe një ditë në pushtet.

Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit”-tha Asllan Dogjani.



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Nga nënkryetarët tek Kryesia, struktura e re e Partisë së Lirisë

Nga nënkryetarët tek Kryesia, struktura e re e Partisë së Lirisë

“Veç mos të pafsha”/ Publikoi videon e dhunimit të së moshuarës, kërcënohet aktorja

“Veç mos të pafsha”/ Publikoi videon e dhunimit të së moshuarës, kërcënohet aktorja

Zhvarroset një kufomë, dyshohet se i përket këngëtarit të Tallavasë, “Renit të Elbasanit”

Zhvarroset një kufomë, dyshohet se i përket këngëtarit të Tallavasë, “Renit të Elbasanit”
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com