Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

2025/07/09 at 8:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar.


Nëse i kushtoni shumë vëmendje një postimi, një deklarate spontane apo një reagimi të presidentit amerikan, rreziku është që përfundimet tuaja të përgënjeshtrohen që nesër, me një tjetër postim, deklaratë spontane apo reagim të papritur.

Besomëni mua. E kam përjetuar vetë.

Siç shkroi sot gazeta Komsomolskaya Pravda: “Presidenti amerikan herë është i ftohtë, herë i nxehtë… ai ndryshon mendim mbi çështje kyçe me po aq lehtësi sa ndryshon këpucët.

Megjithatë, kohët e fundit, sa i përket Rusisë, Shtëpia e Bardhë duket se po fryn më shumë “ftohtë” sesa “nxehtë”, gjë që shpjegon edhe titullin e gazetës Moskovsky Komsomolets sot: “Ftohja ruso-amerikane”.

Pas bisedës më të fundit telefonike mes Vladimir Putin dhe Donald Trump më 3 korrik, e gjashta për këtë vit, Presidenti Trump zbuloi se dy liderët “nuk bënë asnjë përparim” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Unë nuk jam i kënaqur për këtë,” shtoi ai.

Katër ditë më vonë, Trump kërcënoi me vendosjen e një tarife prej 10% për çdo vend të rreshtuar me BRICS, grupi që përfshin edhe Rusinë.

Të martën, frustrimi i tij shpërtheu me një nga deklaratat më të forta deri më tani.

“Na vijnë shumë budallallëqe nga Putini, po doni të dini të vërtetën. Është shumë i sjellshëm gjatë gjithë kohës, por në fund del se nuk ka asnjë domethënie”, tha Trump në një mbledhje kabineti.

Sot pyeta Kremlinin për reagimin e tyre.

“Jemi mjaft të qetë për këtë,” më tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët.

“Stili i të folurit të Trump-it është përgjithësisht i ashpër… ne planifikojmë të vazhdojmë dialogun me Uashingtonin për të riparuar marrëdhëniet tona të prishura… shpresojmë që Trump dhe ekipi i tij do të vazhdojnë përpjekjet për të rikthyer procesin e paqes në rrugën e diplomacisë.”

Kremlini, të paktën, po përpiqej të tingëllonte diplomatik.

Shtypi rus? As që përpiqet.

Në Komsomolskaya Pravda, një analist politik akuzoi Donald Trump për “mungesë arritjesh gjeopolitike”.

Moskovsky Komsomolets shkruajti për “temperamentin e paparashikueshëm të Trump-it, prirjen e tij për ndryshime të menjëhershme humori dhe drejtimesh të papritura politike”.

Ndërsa këtë javë, gazeta Arguments and Facts e përqeshi Trump-in për partinë e re “America Party” të Elon Musk.

“Tani, sa herë që presidenti amerikan thotë ‘Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhe’, pa dashur po reklamon partinë e Musk.”

Ky është një ndryshim rrënjësor nga mbulimi më parë pozitiv që kishte administrata Trump në mediat ruse.

Në mars, një ekspert politik i tha Izvestia-s se “Amerika tani ka më shumë të përbashkëta me Rusinë sesa që ka me Brukselin apo Kievin.”

Në maj, gazeta Kommersant deklaronte: “Qëndrimi i Donald Trump-it nuk mund të ishte më i favorshëm për Moskën. Ai refuzoi të forcojë sanksionet ndaj Rusisë dhe konfirmoi vendosmërinë për të zhvilluar tregti në shkallë të gjerë me të.”

Optimizmi dukej i kuptueshëm. Në fillim të vitit, Shtëpia e Bardhë po kritikonte publikisht presidentin Zelensky (dhe jo Putinin) dhe po ushtronte presion ndaj Kievit (jo Moskës).

SHBA-të dhe Rusia kishin nisur bisedime dypalëshe për të përmirësuar marrëdhëniet.

Për më tepër, i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, ishte vizitor i shpeshtë në Rusi për bisedime me presidentin Putin. Në një nga takimet, lideri i Kremlinit i dha një dhuratë për ta çuar te Trump: një portret të presidentit amerikan.

Dukej sikur Moska dhe Uashingtoni ishin të destinuar të ndërtonin një marrëdhënie të re.

Por kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vizita e fundit e Witkoff-it. Dhe në qershor, Rusia njoftoi se SHBA kishte anuluar raundin tjetër të bisedimeve për të rivendosur funksionimin e misioneve diplomatike.

Ndërkohë, presidenti Trump duket se është gjithnjë e më i zhgënjyer nga refuzimi i Rusisë për të pranuar një armëpushim gjithëpërfshirës në Ukrainë.

Siç shkruajti sot Moskovsky Komsomolets: “Kremlini beson se Trump ofron shumë pak për Rusinë dhe për këtë arsye, vazhdimi i një ‘grindjeje të mirë’ është më i leverdishëm se një ‘paqje e keqe’ nga pikëpamja e interesave afatgjata të Rusisë.”

Me fjalë të tjera: Në Ukrainë, Vladimir Putin kërkon më shumë sesa Trump është i gatshëm të ofrojë.

Më shumë territor, më shumë lëshime nga Kievi për sa i përket përmasave të ushtrisë ukrainase, më shumë frenim të dërgesave të armëve nga Perëndimi.

Dhe, për të përdorur një shprehje “alla Trump”, Putin duket se beson se “i ka letrat në dorë” dhe mund të presë një marrëveshje më të mirë.

A ka të drejtë? Apo Moska po gabon në llogaritjet e saj?

Shumëçka do të varet nga veprimet e ardhshme të presidentit Trump:
— nga shkalla e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën
— dhe nga vendimi nëse Shtëpia e Bardhë do të forcojë sanksionet ndaj Rusisë.

Por mos harroni paralajmërimin tim.

Dhe atë imazh të fuqishëm të përshkruar nga Komsomolskaya Pravda, për Trump-in që ndryshon mendim siç ndryshon këpucët.

Vetëm një javë më parë, komentuesit rusë festonin vendimin e SHBA-së për të ngrirë disa ndihma ushtarake për Ukrainën.

Prandaj, ndiqni nga afër jo vetëm çfarë thotë Trump për Rusinë dhe Ukrainën, por çfarë bën realisht.

Shkrim nga Steve Rosenberg, BBC



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com