Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, ka reaguar në lidhje me reformën në drejtësi, që ka ngjallur reagime dhe përplasje të ashpra në politikën shqiptare prej kohësh.
Anika Dokle, e njohur për kritikat e saj të herëpashershme ndaj qeverisë Rama, nuk e ka fshehur edhe këtë radhë ironinë e saj.
Dokle shkruan shkurtimisht në rrjetin social Facebook, ku e krahason reformën në drejtësi me vrimën në brekët e Shukri Xhelilit.
“Reforma ne Drejtesi, si vrima ne breket e Shukriut”, ka shkruar Anika Dokle.