Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani dhe armët bërthamore, SHBA mund të bashkëpunojë me Rusinë

2019/05/14 at 7:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Irani dhe armët bërthamore, SHBA mund të bashkëpunojë me Rusinë

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara konfirmuan të martën angazhimin për të punuar për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Soçi. Zoti Pompeo po takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, pas një takimi me Ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov.


Sekretari i shtetit, Pompeo u tha udhëheqësve rusë se Presidenti Donald Trump është “i angazhuar t’i përmirësojë marrëdhëniet” mes dy superfuqive.

“Secili nga vendet tona do të mbrojë interesat e veta, do të mbrojë interesat e popullit të vet. Por ne nuk jemi të destinuar të jemi armiq për çdo çështje dhe shpresoj që të mund të gjejmë fusha me interes reciprok dhe të fillojmë vërtet të ndërtojmë marrëdhënie të forta, të paktën për ato çështje”, tha Sekretari Pompeo para takimit me Ministrin Lavrov.

Vetë zoti Lavrov përdori një ton të ngjashëm.

“E kuptojmë që ka pasur një numër dyshimesh dhe keqkuptimesh nga të dyja palët. Por as ju, as ne nuk po fitojmë asgjë prej tyre. Përkundrazi, kjo armiqësi reciproke po rrit rreziqet e sigurisë për ju dhe për ne dhe ka shkaktuar alarm në gjithë komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.

Pompeo tha se për çështjet e kontrollit të armëve dhe përhapjes bërthamore, si edhe për konflikte të tjera rajonale dhe terrorizmin, ka hapësira ku të dyja palët të fillojnë të ndërtojnë mirëkuptim.

Pritej që Irani të ishte pikë e rendit të ditës në takimet e së martës në Soçi.

Para se të nisej për në Soçi, sekretari Pompeo shkruante se në takimet e tij në Rusi do të shtrojë një numër çështjesh të rëndësishme. “Në disa çështje mund të pajtohemi, në të tjerat mund të mos pajtohemi, por kur bëhet fjalë për interesin tonë kombëtar, është përgjegjësi e jona të gjejmë rrugën përpara”.

Forcat ruse kanë ndihmuar ushtrinë siriane që nga viti 2015, ndërsa Irani ka qenë mbështetës i madh i presidentit Bashar al-Assad, duke u ofruar mbështetje dhe trajnim milicive shiite.

Takimet në Soçi pasojnë takimet e sekretarit Pompeo me aleatët evropianë me të cilët ai ndau të dhënat e zbulimit mbi atë që Shtetet e Bashkuara e cilësuan “kërcënim të përshkallëzuar” të Iranit duke akuzuar Teheranin se ka dështuar të zgjedhë bisedimet mbi kërcënimet.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se ministrat e bllokut i thanë zotit Pompeo se shqetësimet e tyre kryesore ishin të ruanin paqen dhe zbatimi i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

“Mike Pompeo e dëgjoi këtë shumë qartë këtë mesazh nga ne, jo vetëm nga unë por edhe nga ministra të tjerë të Bashkimit Evropian, që ne po jetojmë në momente jetike, delikate ku qëndrimi më i përgjegjshëm do të ishte një vetëpërmbajtje maksimale dhe shmangia e çdo shkallëzimi ushtarak. Nga ana tjetër, siç kam pasur shansin të them ditët e fundit, ne vazhdojmë ta ftojmë Iranin që të përmbushë të gjitha angazhimet bërthamore dhe do të bëjmë tonën për zbatuar marrëveshjen bërthamore”, tha zonja Mogherini.

Paralajmërimet e Bashkimit Evropian lidhur me rritjen e tensioneve vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara që u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare për të tkurrur ambiciet bërthamore të Iranit, zhvendosën aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincolndhe katër avionë bombardues B-52 në Lindjen e Mesme në përgjigje të shqetësimeve se Irani mund të jetë duke planifikuar një sulm kundër objektivave amerikane.

Udhëtimi i zotit Pompeo vjen disa javë para takimit të nivelit të lartë G-20 në Osaka të Japonisë, ku pritet të marrin pjesë si Presidenti amerikan Donald Trump ashtu edhe homologu i tij rur, Vladimir Putin./ Burimi: VOA.



Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Marrëveshja/ Anglia jashtë BE pas 46 vitesh, Juncker : Jemi të pikëlluar

Qeveria britanike insiston në ratifikimin e shpejtë të Brexit

Burg për protestuesit, reagon LSI: Dhunë shtetërore

Burg për protestuesit, reagon LSI: Dhunë shtetërore

Kjo shenjë e horoskopit bën çdo gjë, asgjë nuk është e pamundur për të

Të papërulur, ja cilat janë shenjat më të pavarura të horoskopit
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com