Iphone i vitit 2007 është shitur për më shumë se 190,000 dollarë në ankand.
I quajtur “Graali i Shenjtë” nga ankandi LCG Auctions, modeli 4 GB pritej të shitej në rajonin prej 50,000-100,000 dollarë.
Por pas tërheqjes së 28 ofertave në internet, vlera e telefonit u rrit shpejt dhe çmimi përfundimtar i shitjes të së dielës ishte 190,372,80 dollarë.
Në listë, LCG Auctions thotë se, në nëntë muajt e fundit, versioni 8 GB i iPhone të edicionit të parë të vulosur në fabrikë të vitit 2007 u shitën për “çmime rekord”.
Dhe ky model 4 GB, i përshkruar si “një koleksion i jashtëzakonshëm” që është në “gjendje të jashtëzakonshme” – është edhe më “i pakapshëm”.
Një origjinal i Apple iPhone i vitit 2007, i mbyllur nga fabrika (lëshimi i parë, 4 GB) u shit në ankand për 190,372,80 dollarë.