Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investimi i mbetur në mes, kush e mban peng rrugën e Delvinës?

2016/01/24 at 6:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Investimi i mbetur në mes, kush e mban peng rrugën e Delvinës?

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë është braktisur plotësisht nga qeveria. Ky aks nisi punimet në vitin 2008 dhe projekti total për këtë rrugë ka përfunduar në vitin 2009.

Aksi Kardhiq  – Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës (Delvinë) dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos (Ura e Kardhiqit).  Në këtë aks mbetet e pa financuar një segment rrugor rreth 16.7 km, e cila kërkon një investim prej 40 milionë dollarë.

Problemet

Lënia pas dore e aksit Kardhiq – Delvinë ka sjellë një sërë problemesh për banorët e zonës dhe për ekonominë e vendit. Aksi i braktisur është kthyer në një rrezik real për mjetet që e përdorin këtë rrugë pasi masive të mëdha dherash bien në çdo moment. Shumë prej banorëve të kësaj zone e kalojnë dimrin në qytet për shkak të vështirësive të komunikimit. Ndërsa transporti drejt tregjeve i produkteve blektoriale është bërë thuajse i pamundur. Edhe pse ka mbetur një pjesël për tu financuar rruga është zhvlerësuar me më shumë se 50% të vlerës për shkak të degradimit fizik dhe mungesës së mirëmbajtjes, e cila rrezikon shkatërrimin edhe të asaj pjese që është ndërtuar.  Turizmi kulturor është një tjetër sektor që rrezikohet nga lënia në harresë e aksit Kardhiq – Delvinë. Dhjetra monumente të të kulturës që gjenden në dy anët e malit që lidh Qafa e Skërficës, rrezikojnë shkatërrimin.

Të mirat që sjell ndërtimi i aksit Kardhiq – Delvinë

Përfundimi i këtij aksi rrugor do të sillte avantazhe ekonomike jo vetëm për banorët e zonës por për të gjithë vendin. Nga aspekti rrugor, përfundimi i këtij aksi do të sillte një lehtësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët udhëtojnë për në Sarandë. Nëpërmjet kësaj rruge do të shkurtohej ndjeshëm distanca dhe koha për në qytetin e Sarandës. Ajo do të eliminonte dy akse të cilat janë të rrezikshme dhe të lodhshme për drejtuesit e mjeteve. Së pari, do të eliminohej rruga e bregdetit, e cila është një rrugë panoramike dhe me standarte, e kryer nga qeveria e kaluar, por për shkak të kthesave të shumta krijon lodhje dhe mund të kthehet në burim aksidentesh. Së dyti, do të eliminohej qafa e Muzinës, në aksin Gjirokastër – Sarandë. Muzina është një nga rrugët më të rrezikshme të vendit ku përveç kthesave të forta, tashmë është pothuajse e degraduar. Gjithashtu, eliminimi i këtyre dy akseve do të shmangte trafikun e madh që krijohet gjatë sezonit turistik. Duke marrë parasysh që zona e jug-perëndimore është qëndra e turizmit në vend,  ndërtimi i aksit Kardhiq – Delvinë do të sillte përfitime për ekonominë. Ndërtimi i saj do të bënte të mundur shkurtimin e kohës për të shkuar në portet e Sarandës dhe Igumenicës, cka do bënte të mundur një fluks më të madh të turistëve në atë zonë, duke rritur hyrje-daljet nga kufiri.

Qeveria

Qeveria aktuale do të përfitonte shumë nga ndërtimi i aksit Kardhiq – Delvinë, por është e pakuptueshme mungesa e investimit dhe braktisja e kësaj rrugë. Përfundimi i saj kërkon një shumë prej 40 milionë dollarësh, e cila është e vogël në krahasim me buxhetin. Edhe në rast se do të konsiderohej e papërballueshme si shumë, vlera që do të merrte mbrapsht shteti nga të mirat që do të që do të sillte rruga do të ishin të pakrahasueshme me vlerën e investimit. Qeveria nuk e  ka në axhendën e saj ndërtimin e kesaj rruge. Këtë e tregon edhe fakti se në këto dy vite e gjysëm qeverisje, nuk është kryer asnjë qindarke investim ne kete aks rrugor./citynews

Ju sugjerojmë

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Aktualitet

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

30 Qershor, 2025 4:01 pm
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Aktualitet

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

30 Qershor, 2025 3:32 pm
Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

30 Qershor, 2025 3:21 pm
Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë
Aktualitet

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë

30 Qershor, 2025 2:55 pm
Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17
Kryesore

Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17

30 Qershor, 2025 2:44 pm
SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri
Aktualitet

SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri

30 Qershor, 2025 2:33 pm
Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
-Jetë dhe Stil

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

30 Qershor, 2025 2:21 pm
Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së
Aktualitet

Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së

30 Qershor, 2025 2:13 pm
Para
Kush është shqiptarja që tërhoqi vemendjen e Trump?

Kush është shqiptarja që tërhoqi vemendjen e Trump?

Prishen ndërtimet pa leje, ja ku po ndërhyhet në Tiranë

Prishen ndërtimet pa leje, ja ku po ndërhyhet në Tiranë

Babai u vra dje, policia arreston sot të birin. Ja shkaku

Babai u vra dje, policia arreston sot të birin. Ja shkaku

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
30 Qershor, 2025

Megjithëse turizmi po rritet në Shqipëri, numri i bizneseve të vogla po bie për shkak të taksave të larta dhe...

Lexo më shumë

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
30 Qershor, 2025

“Deti i qartë kristal dhe bukuri unike: Plazhet më të fshehura të Shqipërisë.” Ky është kryetitulli i portalit italian të...

Lexo më shumë

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
30 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Lexo më shumë

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
30 Qershor, 2025

Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com