Kreu i Grupit, parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për mocion me debat, të motivuar nga investigimi i Rai 3 për lidhjet e politikës me krimin dhe rrezikun që i kanoset demokracisë në vend prej tyre.
Në kërkesën e depozituar thuhet se mbështetja që individët me rekorde kriminale i japin kandidatëve apo partive politike nuk vjen falas.
Bardhi thekson se pikërisht lidhjet e krimit me politikën po minojnë demokracinë në vend, ndërsa kanë ulur besueshmërinë e qytetarëve te institucionet publike.
Ligjvënësit demokratë do të shfrytëzojnë investigimin e Rai 3 për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke zhvilluar protestë si brenda sallës dhe në sheshin para godinës së Parlamentit.