Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas intervistës e tij në RAI3 dhe thirrjeve të opozitës për protestë ditën e enjte para parlamentit.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se Shqipërinë nuk e ndal dot askush, teksa ironizon ata që “dalin të festojnë edhe kur janë në humbje”.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama.