Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rama në Sky News: Nuk duam konfederatë me Britaninë

2016/04/26 at 11:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Rama në Sky News: Nuk duam konfederatë me Britaninë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në një lidhje për televizionin britanik “Sky News” për përfshirjen e vendit tonë në debatin që po zhvillohet në Britaninë e Madhe mbi referendumin nëse duhet të qëndrojnë apo jo në Bashkimin Evropian.


Më herët, Rama botoi një opinion në gazetën britanike “The Times”, ku jepte një përgjigje për deklaratën e Sekretarit britanik për Drejtësinë, Miachel Gove se pas daljes nga BE partneritetin me Gjermaninë, Francën, e vende të tjera ta zëvendësonin me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, raporton panorama.

Gove, i cili mbështet “Brexit”, është shprehur se Britania e Madhe duhet t’i bashkohet Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Ukrainës në një zonë të lirë tregtie Evropiane nëse vendoset të dilet nga BE. Kritikët vërejtën se modeli shqiptar i tregtisë nuk ka akses në tregun e përbashkët të BE-së dhe se eksportet e saj për në vendet e BE-së duhet të kalojnë kontrollin në dogana.

Rama duke folur në emisionin “Sky News Tonight”, tha se fillimisht i ishte dukur si shaka që Britania të merrte Shqipërinë si shembull për marrëdhënien me BE-së duke mos qenë pjesë e unionit. Ai u shpreh se Shqipëria nuk mund të merret si shembull në këtë rast, pasi ajo kërkon që të bëhet pjesë e BE-së në mënyrë që të mos ndeshet me penalizimet që ka sot jashtë saj.

INTERVISTA

A jeni i kënaqur nga propozimi i Miachel Gove për një aleancë të Britanisë me vendet e Ballkanit?

Rama: Jo, vërtetë e dëgjova nga dikush në zyrë dhe fillimisht mendova se bëhej fjalë për ndonjë shaka. Por kur lexova tekstin, duke njohur dhe respektuar inteligjencën e z. Gove u befasova, mu duket e çuditshme. Gove po bënte thirrje për një lloj konfederatë dhe jepte si model një shembull që ne shqiptarët nuk duam ta kemi me BE-në, ne duam të jemi pjesë e BE-së, nuk duam të vuajmë jashtë BE-së vendosjen e kushteve të tjera që na vendosen nga ky pozicion që jemi.

Çfarë pëlqen te BE?

Rama: (Qesh) Për mua është e çuditshme që vendi i Uinston Çërçill, një prej shoqërive më të mëdha në botë… po diskuton daljen apo qëndrimin në BE dhe po harron thelbin e këtij debati – që BE u imagjinua dhe u ndërtua si projekti më i madh për paqen, sigurinë dhe prosperitetin… dhe nëse gjerat nuk po funksionojnë, atëherë kjo do thotë se ka diçka që nuk shkon por jo sepse BE nuk po funksionon në vetvete apo që unioni nuk është funksional. Nuk është problemi te BE-ja mendoj unë.

Por, shikoni se çfarë i ndodhi fqinjit tuaj, Greqisë. Nëse Shqipëria i bashkohet BE-së, një ditë do të hyni dhe në zonën euro dhe mund të rrëzoheni si Greqia…

Rama: Po u thua britanikëve se Greqia u rrëzua nga BE? Por faktet tregojnë se nuk është kaq e thjeshtë. BE është një forcë udhëheqëse për reforma, shihni Ballkanin, shikoni vendin tim, shikoni Serbinë. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, nuk ishte pse BE-ja ka probleme ekonomike, por sepse reformat nuk ishin përmbushur dhe se kishte plot gjëra të pavërteta, që ia ushqyen vetes e më pas u përballën.

Po të them atë që po thuhet në debatin këtu (Britani), jo se e them unë; Nëse qëndrojmë në BE, një ditë do të kemi shqiptarët që fluturojnë në Britani…

Rama: (Qesh) Një ditë do të keni miliardë e miliarda shqiptarë që fluturojnë në qiellin e Britanisë dhe do t’u pushtojnë si në filmat fantastiko shkencore? Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon kanë regjim të lirë vizash prej disa vitesh dhe mund të lëvizin lirshëm kudo në BE përveç Britanisë së Madhe. Kështu që pyesni gjermanët, pyesni francezë, pyesni danezë, pyesni këto mes vendeve të pasura nëse kanë parë që qielli i tyre të nxihet nga shqiponja shqiptare dhe të sulmojnë atje popullatën… kjo është pa kuptim, plotësisht e pakuptimtë. Dhe nuk mund të imagjinoj sesi shoqëria kaq e jashtëzakonshme si shoqëria britanike mund të arrijë në një debat të tillë foshnjarak.

http://www.dailymotion.com/video/x475cbx_edi-rama-ne-sky-news_news

 



Ju sugjerojmë

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Para
Video/ Shyti: Ansambli kulturor, nuk është simbol fashist…

Video/ Shyti: Ansambli kulturor, nuk është simbol fashist...

Video/ Tifozët e imitojnë si majmun, ja si sillet futbollisti i Benfikas

Video/ Tifozët e imitojnë si majmun, ja si sillet futbollisti i Benfikas

Video/ Mancester City dhe Real ndahen në paqe…

Video/ Mancester City dhe Real ndahen në paqe...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, synon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me talebanët radikalë islamikë në Afganistan për të lehtësuar dëbimin...

Lexo më shumë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon...

Lexo më shumë

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
3 Korrik, 2025

Bashkia e Elbasanit ka ndarë detaje të reja lidhur me zjarrin në landfillin e mbetjeve të këtij qarku, i cili...

Lexo më shumë

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
3 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur dëgjimin e dëshmive, për çështjen 5D. Para trupës gjykuese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com