Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista “Passport”/ Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Çomiç: Një ditë Serbia do ta njohë Kosovën

2017/11/21 at 3:55 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Intervista “Passport”/ Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Çomiç: Një ditë Serbia do ta njohë Kosovën

Nënkryetarja e parlamentit serb Gordana Çomiç, në një intervistë për emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj në TV SCAN, flet për raportet Serbi-Shqipëri, për Kosovën dhe Naton.


Në lidhje me proceset integruese zonja CComic thotë se Shqipëria dhe Serbia duhet të ndërtojnë një axhendë të përbashkët. Sa i përket Kosovës, ajo thotë se njohja nga Serbia do të vijë por kërkon kohë. Sa I përket rolit të Rusisë në rajon, zonja Ccimic thotë se fuqitë e mëdha janë duke luajtur në rajon, ndërsa anëtarësimin në Nato e quan ende të hershëm për vendin e saj.

Intervista e plotë.

1-Kemi një situatë të re në Ballkanin perëndimor, nën ombrellën e Gjermanisë me Procesin e Berlinit. Sa e ka ndihmuar rajonin kjo nismë?

Procesi i Berlinit ishtë një nismë që erdhi në një kohë krizë për Bashkimin Europian. Kriza në aspektin ekonomik që erdhi në vitin 2008, por edhe pas një krize vlerash dhe identiteti. Pas gjithë këtyre problemeve, nuk ishte më e lehtë të flitej për zgjerim të BE-së, ndërkohë janë 6 shtete në Ballkanin Perëndimor që dua të jenë pjesë e Unionit. Në vitin 2014 erdhi edhe lëvizja gjermane për të mbledhur gjithë vendet e rajonit, duke na dhënë dhe emsazhin e qartë, ju burra dhe vajza duhet tja dilni vet por edhe me ndihmën tonë, deri sa edhe Bashkimi Europian të zgjidh çësthjet e veta. Dhe kështu filloj, ajo që për mua është një shenjë e mirë është se shikoj një angazhim për integrim. Por edhe për të bashkëpunuar në të gjithë sektorët, por edhe për të plotësuar ato marrëveshje bilaterale e multiraterale që vendet tona i kishin edhe më herët. Kur flitet për Shqipërinë dhe Serbinë, unë mendoj se këto dy shtete janë shtyllat kryesore të Procesit të Berlinit, por edhe shtyllat kryesore besoj në Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme si për serbët dhe shqiptarët, që të ndërtojnë një agjendë të përbashkët, kudo që të jetë mundësi, dhe në të gjitha hapësirat që do të gjejnë për të forcuar edhe përshpejtuar edhe më shumë bashkëpunimin, kulturë, turizëm, ekonomi, siguri, marrëveshje politike, bashkëpunim mes shoqatave të të rinjve grave etj, sepse ne kemi nevojë për njëri tjetrin në rrugën drejt BE-së.

2-Ekonomia është një element shumë I rëndësishëm, në Samitin e Triestes u fol edhe për një treg të përbashkët. A besoni se është e mundur?

Kur dëgjova për herë të parë idenë për një treg të përbashkët, me përjashtim Shqipërinë, nuk ishte diçka e re, sepse ne kemi patur treg të përbashkët, sepse kemi qenë pjesë e ish Jugosllavisë, me një monedhë të përbashkët, ekonomi dhe kulturë. Por padyshim që nuk e donim dhe nuk funksionoj, ndoshta nuk ishte aq vibrante dhe ishte e imponuar, nuk i përshtatej realitetit. Pra në mendimin tim nëse duhet një treg i përbashkët pyetni njerëzit, duhet të shkojmë të shitësit, ekonomia si e tërë, dhe duhet tja u themi qartë, është një ide për treg të përbashkët si mendoni? Pra mendoj se nuk duhet të humbasim më kohë dhe nëse do të duhet ndonjë marrëveshje bilaterale, për të lehtësuar apo përshpejtuar krijimin e një tregu të përbashkët duhet ta bëjmë. Në mënyrë që shifra prej 100-120 milion euro shkëmbime tregtare mes nesh në vit të shtohet edhe më shumë. Sepse disa shqiptar që kanë biznes në Elbasan do të fitojnë të ardhura, ose disa serbë në Krushecac do të fitojnë ca para. Ky është edhe qëllimi i politikave që ti lehtësojnë qytetarët që të jetojnë më mirë dhe të fitojnë më shumë. Nëse do të thotë një marrëveshje bilaterale mes nesh, shumë mirë, le ta bëjmë.

 3-Sa I përket turizmit, a besoni se mund të bëhet më shumë edhe në ktë aspekt?

Edhe këtu besoj se duhet marrëveshje mes 2 vendeve tona. Kur takohet liderët politik, ku në Serbi kryeministrja aktuale është Ana Brnabic, gruaja e parë në një detyrë kaq të rëndësishme dhe Edi Rama kryeministri shqiptar, nuk është e thënë vetëm që të nënshkruajnë një marrëveshje ku të thonë do të bëjmë atë apo këtë, por është edhe mesazhi që jepet. Sepse nëse e shikojnë grupet e interesit, si drejtues apo punonjës të agjensive turistike, apo ata që bëjnë ushqim, bizneset por edhe vetë qytetarët, do të kemi më shumë njerëz që vitojnë vendet respektive. Ka shumë serbë që vizitojnë Shqipërinë që unë i njoh personalisht, dhe ndihen shumë mirë, me kushtet, mikëpritjen ushqimin etj. Madje ata më thonë se nuk e mendoja që Shqipëria është kaq mirë. Dhe kështu gjërat janë ndryshuar përditë, por së pari duhet të kemi kryeministrat që duhet të thonë qartësisht ndoshta me marrëveshje se do të forcojmë turizmin mes nesh ose do të marrim asistence nga një palë e tretë, amerikanët përshëmbull. Sepse ka shumë njerëz që duan të shikojnë gjurmë të Perandorisë Romake, si në Serbi dhe në Shqipëri, pra mund të bëhet më shumë për një patur një treg turistik të përbashkët.

 4-Kur flasim për Serbinë dhe Shqipërinë në mes është Kosova, së fundmi presidenti Aleksandër Vuccicc, ka filluar një process për dialog të brëndshëm dhe heqjen e fjalës Kosovë nga kushtetuta. Sa e ndihmon kjo procesin?

Dialog i brëndshëm do të thotë, se në ditët e sotme në Serbi kemi politikan që përfundimisht, nuk duan të transferojnë probleme të trashëguara, dhe të vështira për historinë tonë breazave të ardhshëm. Është detyra jonë që ta bëjmë këtë, nëpërmjet normalizimit, diskutimeve, debateve si brënda vendit, por edhe në Bruksel, apo duke u takuar me politikanë kosovar. Pra të gjithë këtë duam ta bëjmë diçka normale. Është detyra jonë, që të lehtësojmë brezat e rinj për të paktën 20 vitet që vijnë, që të mos shqetësohet për atë që gjyshërit e tyre u kanë bëri njëri-tjetrit në Kosovë dhe Serbi. Kjo s’do të thotë të harrojmë aspekte të konflikteve që kanë ndodhur.Kjo s’do të thotë të mos kesh përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Por kjo trgon vendosmëri, se nëse dëshirojmë të ecim përpara s’mund të kesh shikimin në një kaluarën, sepse nuk po shkojmë në atë drejtim. Partia ime është në opozitë për momentin, por unë e mbështes plotësisht Qeverinë për integrimin e vendit në BE, por edhe për dialog dhe normalizim të marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam kritikuar qeverinë për shumë gjera, dhe jam në opozitë, por nuk jam në opozitë me Serbinë. Është mirë për Serbinë që të ketë qasje dhe profil europian, dhe të ketë paqe dhe dialog me Kosovën, dhe të nënshkruajnë të gjitha marrëveshjet që duhen. Kapitulli 33 ishte i pari që Serbia hapi me BE-në. Ky kapitull përmban 2 marrëveshje dhe është shkruar qartë në shqip dhe serbisht, se kush duhet të bëj çfarë dhe kur. Dhe në fund mbyllet me një frazë se kushdo që të jetë në Serbi ose në Kosovë, duhet të bien të dy dakort për një dokument që respektojnë. Emri apo substanca e dokumentit, do të dalë nga diskutimet. Por angazhimi i Serbisë për të zgjidhur çështjet të së kaluarës është i madh. Dhe kjo ideja e Serbisë për dialog të brëndshëm, çfarë ka ndodhur por pa harruar atë që ka ndodhur. Nuk do të jetë hera e parë që shoqëri post lufte, të kenë dialog të brëndshëm dhe diskutime për të shkuarën, me sukses. Prandaj mendoj se diskutime bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë, do të shtrojë rrugën dhe do lehtësojë plagët e të kaluarës. Fatkejsisht ne shpesh merremi me historinë, madje në disa raste më shumë se merremi me të pranishmen dhe të ardhmen. Historia është për të na treguar çfarë ka ndodhur, por jo të na udhëheq.

5- A mendoni se ka ardhur koha e duhur që Serbia të shkojë drejt njohjes së Kosovës?

Unë mendoj se dokumenti që do të nënshkruhet nga ne do të ketë fjalën e fundit. Për mua kjo do të ndodhë, cili do të jetë titulli dhe çfarë do të përmbajë, i takon njerëzve që jetojnë në Kosova dhe atyre që jetojnë në Serbi. Por vendimi për të jetuar në paqe me njëri tjetrin është aty. Akoma nuk është shkruar por do ndodhë.

6- A është mundësi reale anëtarësimi i Serbisë në Nato?

Anëtarësimi i Serbisë në Nato, është një çështje kontroversiale në shoqërinë serbe, për arsye që dihen. Mendimi im që kanë dakord shumë ekspertë por mund ta ndajë edhe me ju, është që i shërbyer një qëllimi Natos në 1999. Kështu ndodh me politikën globale, duhet ta pranosh atë. Serbia është një vend shumë aktiv në partneritetin me Naton, për paqe. Kemi marrë pjesë në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta apo edhe misione paqesore. Por të qenit pjesë e Natos, do të thotë dialog në shoqërinë serbe, për mua nuk është problem që të hapet si diskutime, dhe gjithsejcili të thotë atë që mendon. Por gjithashtu nuk me shqetëson dhe termi neutralitet, sepse s’mund ti kesh të dyja. Ka disa shembuj në BE, si Suedia përshëmbull që është shumë e angazhuar në Unionin Europian, por nuk është anëtare e Natos. Ose Norvegjia që është e angazhuar në Nato, por jo në BE. Pra varet nga dialogu serioz që do të jetë në institucione, ose në shoqëri për të qenë ose jo në Nato. Do të jemi pjesë e Natos, nuk di ta them. A do të jetë Nato e njëjtja pas 5 vitesh? As këtë nuk e di, sepse jetojmë në një kohë që gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Unë do të doja ta shikoja Naton në një rolë tërësisht të ri, që të ndihmojë në paqe. Jo me armë, avion apo me divizione ushtarake. Por me stafe që dijnë çdo të thotë luftë. Pra të ndihmojë paqen ose vendet që kanë dalë nga lufta, si në lindjen e mesme përshëmbull, apo në Azi etj, pra ky mendoj se duhet të jetë roli i Natos në të ardhmen. Pra duhet te jetë ndihmuese dhe paqebërëse.

7-Si e shikon Serbia shtimin e influencës ruse në Ballkan?

Rusia në ballkan Shumë shpesh fuqitë e mëdha luajnë lojën e tyre, për të mërzitur njëri tjetrin, dhe jo të merren seriozisht me ne shtetet e vogla në periferi, apo me proceset e vërteta që janë atje ekonomike etj. Ju mund ta shikoni nëpërmjet historisë, në e shikoj qartesisht tani se ata duan ta mërzisin njëri tjetrin, si Rusët, Amerika apo edhe Turqia. Qëndrimi është që po ju jeni duke e luajtur këtë rol, por mos a rrezikoni dhe cënoni interesin tim. Dhe kjo nuk duhet të vihet në diskutim, që interesi i Serbisë është të jetë pjesë e Bashkimit Europian. A do të kemi raporte me Rusinë, po. por asnjë nga këto lidhje nuk duhet të rrezikojë stabilitetin në rajon, apo angazhimin e Serbisë që të jetë pjesë e Bashkimit Europian. A do të luajnë amerikanët, rusët dhe turqit, po patjetër që po. Por burrat në politikë këtë bëjnë shpesh.

8-Po por Serbia ka rritur ndjeshëm fondet dhe armatimet, madje ju bë dhuratë nga Rusia një avion mig? A cënohen balancat rajonale në këtë mënyrë?

Si shtet ne kemi marrëshje me Kroacinë, e kami diskutuar edhe me Shqipërinë, në siguri dhe mbrotje. E kemi me vendet anëtare në Nato dhe jo anëtare. Në ato marrëshje shkruhet lloji i armatimit dhe sasitë, e kemi nënshkruar me Kroacinë dhe duhet ta nënshkruajmë edhe me Shqipërinë. Sepse kemi zgjedhje këtu, kemi zgjedhje atje. Për mendimin tim s’kanë lidhje me sasinë e armatimeve, por në publik e kuptoj që krijon sensasion dhe lajme sa avionë janë, sa tanke etj. Më shumë është një retorike që përdoret në fushata, ose në disa raste përdoret media për të mbajtur një lloj perceptimi në media për njerëzit që dua të votojnë për ty, që nuk kanë pse të shqetësohen se ushtria është e pajisur. Por njerëzit serioz shikojnë shifrat, dhe faktet dhe ato thonë se Serbia është faktor stabiliteti në rajon

 

Etiketa: Arber HitajGordana ComicPassport


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Para
Shifra të frikshme, 67% e adoleshentëve shqiptar e kanë provuar alkoolin

Shifra të frikshme, 67% e adoleshentëve shqiptar e kanë provuar alkoolin

Intervista/ Ervin Salianji: Pse jam kundra ish-ministrave në fushatë

Një portal fiton betejën ligjore me deputetin demokrat

Berisha dhe Qeveria e tij nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën

Berisha dhe Qeveria e tij nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
29 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti amerikan ka bërë thirrje sërish për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
29 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Nga raportimet ...

Lexo më shumë

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
29 Qershor, 2025

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit mund t’i ketë heshtur raketat për momentin, por ka nxitur një vetëanalizë strategjike në Ankara....

Lexo më shumë

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
29 Qershor, 2025

Në  Beograd në kryeqytetin serb, policia është përplasur me një turmë të madhe protestuesish që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com