Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha dhe Qeveria e tij nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën

2017/11/21 at 4:12 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha dhe Qeveria e tij nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën

PREÇ ZOGAJ


Në debatin e së enjtes së shkuar në Kuvend, Kryeministri Edi Rama thirri në ndihmë figurën e “Lulit të Vocërr” të Migjenit për të fyer kryetarin e sotëm të opozitës, emri i shkurtuar i të cilit, është Luli. Paralelizmi i hynte në hak Lulit të Migjenit në radhë të parë. Ishte krejt i sforcuar. Megjithëse vetëreklamohet si shahist politik, Rama ia bëri si ai që rrëzon gurët kur sheh se po e humb lojën.

Argumentet dhe kundërargumentet, akuzat dhe kundërakuzat politike, replikat dhe kundëreplikat, qofshin edhe të hidhura, janë buka dhe kripa e debatit në Kuvend dhe në çdo aulë tjetër. Kur çështjet ngërthejnë ndjeshmëri të lartë publike, përligjen edhe teprimet. Madje, edhe gënjeshtrat që sqarohen në dinamikën e debatit. Por fyerjet nuk janë kurrë mall për mendjet e hapura e të ditura. Nuk janë për të mëdhenjtë. Fyerjet e dëmtojnë komunikimin më keq sesa mungesa e rregullave.

Fyerjet shpalosin inferioritetin e atij që i bën, pavarësisht se në pamjen e jashtme të shfaqjes, atij dhe fansave të tij mund t’u duket ndryshe. Si për të çuar në fund një ditë të keqe, zoti Rama nuk u kënaq të fyente Bashën në foltoren e Kuvendit, por u pa dhe u dëgjua të bënte të mërziturin, që nuk po shihte në sallë liderin e denjë për “madhështinë” e tij, Sali Berishën. Kjo ishte vërtetë në kufijtë e estradës, por shakaja është gjysma e së vërtetës, thotë urtësia e popullit. Dihet se liderët politikë kërkojnë njëri-tjetrin si pikat në hapësirë. Për interesat e tij, Edi Rama ka preferuar e preferon të ketë përballë Sali Berishën. E kërkon kot.

Sali Berisha dhe qeverisja e Sali Berishës nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën dhe qeverinë e tij. As në planin ekonomik, as në planin politik. Investimet më të mëdha të katërvjeçarit 2013-2017 të qeverisë së Rilindjes, janë projekti ndërkombëtar i gazsjellësit “TAP”, hidrocentrali i Devollit dhe një numër i konsiderueshëm hidrocentralesh më të vegjël me shtrirje në gjithë territorin e vendit.

E pranojnë të gjithë, përfshirë institucionet e fuqishme ndërkombëtare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, se këto janë investimet që kanë ruajtur qëndrueshmërinë relative dhe rritjen modeste të ekonomisë kombëtare, stabilitetin relativ makroekonomik të vendit. Këto investime u projektuan dhe filluan gjatë qeverisë “Berisha 2”.

Ato ishin trashëgimi dhe stafetë e qeverisë që iku për qeverinë që erdhi, një gjë shumë normale dhe shumë pozitive që ndodh kudo. Është një lloj ironie në vetvete, që pikërisht qeveria e Sali Berishës, që ka folur për rrezikun e recesionit ekonomik në qeverinë e Edi Ramës, e ka shpëtuar me investimet e mëdha që la në proces rënien e ekonomisë në recesion, për rrjedhim edhe Kryeministrin Rama nga dështimi i plotë. I pushtuar nga sindroma e tij fatkeqe e vitit zero, Ramës nuk i ka bërë zemra ta lartësojë këtë trashëgimi.

As investimet e tjera të qeverisë paraardhëse, sidomos në ndërtimin e rrugëve. Projektet dhe investimet aty janë, gjithsesi. Në raste të tilla, politikani thjesht zbulon se i mungon mirësia në zemër. Dhe vetëdija demokratike se investimet dhe veprat nuk janë të qeverive, por të taksapaguesve. Sidoqoftë, investimet në projektin “TAP” dhe në projektet e tjera të trashëguara nga qeveria “Berisha” ose kanë përfunduar, ose janë drejt përfundimit. Rama nuk do t’i ketë më në bilancet e qeverisë së tij. Kjo ishte arsyeja që Banka Botërore foli për një rritje ekonomike më të ulët sesa parashikimet e qeverisë për vitin 2018 e më tutje.

Nga ky këndshikim, qeveria “Berisha” nuk e ndihmon më qeverinë “Rama”. Ky duhet të ecë vetë, me investime me peshë, të huaja apo të brendshme, që nuk duken gjëkundi, përveçse në flateritë e tij. Berisha nuk e ndihmon dot Edi Ramën as në planin politik. (Thënë këtë, duhet të shënojmë se ky nuk ka qenë dhe s’mund të jetë kurrsesi qëllimi i Berishës). Ka ndodhur një zhvillim i ri në Kuvend në krahasim me legjislaturën e kaluar. Basha është vetë në Kuvend, i prin vetë debatit atje, është vetë në një përballje të drejtpërdrejtë me kryetarin e qeverisë.

Berisha ka përvojën e madhe të parlamentarit, ka aurën e kryetarit historik, ai mund të shquhet kur të marrë fjalën, sikurse mund të shquhen edhe deputetët e tjerë në vartësi të performancës. Por nuk është e s’mund të jetë më violinë e parë. Protagonizmi i Berishës ka qenë i përligjur në legjislaturën e kaluar duke qenë se Basha nuk ishte deputet. Berisha ka qenë gjithnjë në thirrjen për të administruar me kujdes protagonizmin e tij në funksion të forcimit të lidershipit të ri të partisë.

Që është dëmtuar në perceptimin publik nga dualizmi Berisha-Basha, perceptim, i cili i ka njohur Bashës statusin e kryetarit dhe Berishës të kryetarit të kryetarit. Kjo nuk është e vërtetë, sipas njohjes që kam unë për ambiciet e Lulzim Bashës dhe për mënyrën si sillet Berisha me përgjegjësitë e tij. Por në politikë, në rrafshin elektoral sidomos, vendosin perceptimet. Dhe perceptimet i ushqen një qasje e caktuar. Në këtë pikë, për të ngulur përshtypjen se lideri i vërtetë i PD-së është Berisha, ka investuar shumë Rama dhe gjithë kavaleria e tij mediatike.

Rama s’ka për të hequr dorë kurrë nga kjo kartë spekulative, por frytet që do të mbledhë prej saj, nuk do të jenë ato që shpreson, madje, besoj se do t’i kthehen në boomerang. Sepse, do s’do, përballë ka e do të ketë rivalin e vërtetë, ndërkohë që Berisha do të dijë të mos interferojë jopolitikisht në këtë përballje. Përballja Basha-Rama dalëngadalë po merr formë në rifitimin e shprehive parlamentare, pas një mungesë shumëvjeçare të kryetarit të PD-së dhe në diferencimin gjithnjë e më të qartë të shkollave, stileve dhe etikës që ata tregojnë, ku Rama vazhdon të mbahet dhe t’i besojë shfaqjes duke dribluar thelbet, kurse Basha po promovon me përparësi përmbajtjen e temave në debat.

Forma do të vijë edhe për Bashën, por për të, si lider i ri politik, kultivimi dhe ruajtja e një qasjeje përmbajtjesore është ku e ku më e rëndësishme sesa t’i ngjajë Edi Ramës në llafollogji. Debati i së enjtes mes tyre, me fundin që pati, ishte një shfaqje e qartë e epërsisë që merr në fund të fundit thelbi racional ndaj xhonglimeve për të bërë përshtypje. Rama kaloi në fyerje. Dhe thirri Berishën, gjoja sikur nuk kishte me kë të ndeshej.

Etiketa: komentprec zoga


Ju sugjerojmë

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

2 Korrik, 2026 4:10 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

2 Korrik, 2026 2:29 pm
Shqipëria destinacini sekret/ The Times: Plazhe fantastike dhe kosto e përballueshme
Aktualitet

Shqipëria destinacini sekret/ The Times: Plazhe fantastike dhe kosto e përballueshme

2 Korrik, 2026 2:14 pm
“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
Para
Shqiptari tenton të vjedhë shtëpinë e prekur nga tërmeti në Itali

E kap mat, ja çfarë i bën lushnjari hajdutit

Nisin hetimet për njeriun që i qendron pranë Tahirit: Kontroll llogarive bankare

Dosja Habilaj/ Përgjimet nxjerrin fakte të reja, Tahiri në Itali me makinën e trafikantëve

Mediat ndërkombëtare: Kryeprokurori i Shqipërisë konfliktohet me ambasadorin e SHBA-së

Ekspertët e huaj sugjerojnë largimin e Llallës pa nisur ende procedura e zgjedhjes së Kryeprokurorit
















TE FUNDIT

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
2 Korrik, 2026

20 janë protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës para Parlamentit ditën e enjte. Gjithashtu, janë dëmtuar 9 punonjës policie,...

Lexo më shumë

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve, të cilët prej mëngjesit të kësaj të enjteje protestojnë përpara Kuvendit...

Lexo më shumë

Ish-drejtori i CIA-s padit administratën e presidentit Donald Trump

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
2 Korrik, 2026

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump, duke kërkuar një urdhër gjykate që u kërkon...

Lexo më shumë

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha
2 Korrik, 2026

Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan një raund bisedimesh indirekte të mërkurën pa asnjë shenjë se kishin bërë përparim drejt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}