Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Kejdi Mehmetaj: Basha dhe Rama kanë programe batutash

2017/06/18 at 10:23 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Intervista/ Kejdi Mehmetaj: Basha dhe Rama kanë programe batutash

Kandidatja e LSI-së për deputete, Kejdi Mehmetaj, shprehet e sigurt se të rinjtë do të votojnë LSI-në më 25 qershor. E ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, Mehmetaj e cilëson fushatën si një fushatë batutash, si nga Kryeministri Rama, ashtu edhe nga kreu i PD-së, Basha.


Ndërkohë që keni qenë protagoniste e një konflikti, ju dhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla keni shkëmbyer edhe replika me njëra-tjetrën gjatë kësaj fushate për reformën në arsim. Cilat janë pozicionet tuaja për këtë reformë?

LSI prej katër vitesh tashmë mban dhe ka mbajtur qëndrime të forta sa i takon pjesës së arsimit në Shqipëri. Që nga buxheti, buxhetimi që ka marrë, ku përpara zgjedhjeve në 2013-n u premtua si nga ne, ashtu dhe nga PS-ja, në një koalicion të përbashkët, që do të shkonte deri në 5% dhe në katër vitet e kaluara ka pasur vetëm ulje. Për të shkuar te mënyra se si zhvillohet matura shtetërore, pranimet në universitete, reforma e arsimit të lartë apo edhe sektorë të tjerë të fushës së arsimit, sepse ne e shohim arsimin si prioritet ose çelësin e suksesit për të zhvilluar një Shqipëri, e cila do të jetë e qëndrueshme në të ardhmen. Sepse rrit prindërit e së ardhmes, profesionistët, inxhinierët, doktorët, mësuesit e kështu me radhë. Ajo që ne kemi parë është që në këto katër vite jo vetëm që nuk është punuar me dashuri për arsimin por, përkundrazi, arsimit mund t’i jetë rënë në qafë më shumë se gjithë gjërat e tjera. Disa herë ne kemi qenë në zyrën e ministres me disa kolegë, në prani të profesorëve të nderuar, për të diskutuar se sa dëm po bëhej mbi arsimin dhe kemi marrë nga ministrja drejtpërsëdrejti fjalë të natyrës: “Po do ta korrigjojmë, sepse është bërë një gabim. Po është e drejtë dhe do ta shohim se si do e rikorrigjojmë”. Ndërsa mbasi dilnim nga zyra, kishte një deklaratë publike a thua se ky diskutim nuk ishte bërë fare.

Unë, në fakt, nuk nisa një diskutim me ministren drejtpërsëdrejti. Bëra një vërejtje që udhëzimi i fundit i firmosur prej saj ishte për t’u zhvilluar pranimet në universitete njësoj si vitin e kaluar. Pra, me të njëjtat peripeci, me dhjetë preferenca, me studentë që shkojnë në universitete private, që nuk u del e drejta e studimit, që trajtohen thjesht si statistika dhe jo si një ëndërr për Shqipërinë. Kaq thashë unë dhe ministrja u indinjua shumë duke më treguar edhe ku isha dhe duke m’u drejtuar edhe me një ton, të cilin unë nuk e kuptova, sepse unë kam katër vite që jam pjesë e Parlamentit. Dhe përveç se pjesë e Parlamentit, unë mund të renditem nga ata deputetë që më shumë diskutime kanë pasur për arsimin, më kritike edhe se opozita. Kam pasur disa interpelanca dhe seanca pyetjesh të zhvilluara me ministren.

Ky reagim nuk më pëlqeu, akoma dhe më keq i fundit i saj, ku dukej nervozizmi. Megjithatë, përballë një qeverie ku ka ish-ministra apo ministra të natyrës së znj. Nikolla, që nuk bëjnë dot balanca, që nuk kanë kurajë qytetare që të dalin dhe të ballafaqohen me ato që kanë bërë, sepse kanë qenë të udhëhequr vetëm nga klientelizmi dhe oligarkia në lidhje me universitetet, unë këtë e them me bindje dhe nuk më ndryshon asgjë, siç e kam thënë para dy ose tri viteve.

Ju tani flisni qetë, por a e keni konstatuar që fjalori i fushatës është acaruar më tepër dhe janë nxehur gjakrat? Pse kjo nxehje?

Po më thoni ju: si mund të mos vijë kjo nxehje? Kur ne kemi një Kryeministër për katër vite, me një qeveri 80 e disa vota që vetëm shtoheshin gjatë kësaj kohe në Parlament, një Kryeministër që bëri një program siç e deshi, program qeverisës dhe pas katër vitesh, na del tani dhe na thotë që për të gjitha dështimet e mia… -qe prapë i pazoti për të bërë një analizë, nëse ju më thoni një rast të një fjale publike qoftë kjo në studio, qoftë kjo me njerëzit, që të ketë bërë një analizë të punës së vet, kam këto arritje dhe këto dështime- ky Kryeministër në fund të ditës thotë: shiko se fajin që unë s’i bëra ma ka një parti që ka qenë në koalicion me mua. Dhe mirë Kryeministri, por tani është bërë edhe më keq, edhe kryetari i opozitës bën të njëjtën sjellje. Deri para tri javësh Shqipëria ishte mbuluar me kanabis, me krim në Parlament, me krimin gjithandej. Tani a e keni dëgjuar ndonjë ditë kryetarin e opozitës të përmendë kanabisin? U zgjidh kanabisi, për një javë mbaroi?! Edhe ky po njësoj nuk e gjen më me qeverinë problemin, por prapë problemi qenka me një parti që ka qenë pjesë e qeverisë. E çfarë mund të them unë me këtë? Jo vetëm unë, por të gjithë njerëzit me këtë situatë? Do të thonë që këta njerëz nuk kanë më se me çfarë të përballen ose përpiqen ta hedhin fajin diku gjetkë. Pse, LSI-ja ia ka fajin Kryeministrit me ato patentat e rrugëve që thotë ai, apo me ndonjë gjë tjetër që është shumë e vogël, krahasuar me 500 milionë euro koncesione që ka dhënë me tre ose katër të rëna të lapsit? Ama ishte LSI-ja që çoi ligjet në Parlament për koncesionet dhe që ajo qeveri dhe ai Kryeministër nuk e pranoi, sepse nuk donte që t’i kontrolloheshin koncesionet. LSI-ja i kontrolloi koncesionet? Jo. Po tani a ka fytyrë, a ka moral kjo lloj sjelljeje? A mund të flasë, pasi ka bërë dëmet e mëdha? Po kush e bëri programin ekonomik? Po kush i bëri reformat? Reformën e energjisë elektrike që bëri njerëzit e thjeshtë që të paguanin atë detyrimin e tyre, që kjo është gjë shumë e mirë, patjetër, e ndërkohë që ka ata oligarkët e tij që e ndjekin gjithandej, jo atë, por në gjykimin tim çdo qeveri që vjen, ka qenë e pazonja që t’i largojë këta oligarkë, që sot jo vetëm detyrime që u janë falur dhe nuk ua ka kërkuar njeri, por kushedi se sa thellë e kanë zhytur këtë shtet nga ajo që kanë përfituar nga ai. Tani më thoni ju, a mundet ne të ruajmë një qetësi në këtë rast, kur ne dalim, flasim për një program ekonomik, flasim si të ulim taksat, flasim si të rregullojmë marrëdhëniet e ekonomisë së tregut, flasim si të zhvillojmë bujqësinë, flasim si të zhvillojmë turizmin, si të kemi një program arsimi dhe përballë kemi njerëz që kanë frikë edhe të përballen me ne? Njerëz të frikësuar nga rezultati që shohin përditë e që ngrihen e shohin çudira. Megjithatë, unë jua siguroj, dhe këtë e kam me bindje, se mund t’i hedhim ndonjë hi syve, por të rinjtë shqiptarë, jo vetëm votuesit për herë të parë, por ata të rinj që kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend, nuk mund të gënjehen as me barcaleta rrugëve, as me batuta. Kjo ka qenë fushatë batutash, një kryeministër batutash dhe një kryetar opozite batutash. Kaq ka qenë kjo situatë. A mund të gënjehen? Unë ju siguroj që jo. Ndaj jam e sigurt që vota e të rinjve shqiptarë do të jetë e padiskutuar për LSI-në dhe ndaj ne do të jemi forcë e parë më 25 qershor.

Si jeni kaq e sigurt? Mund të na thoni disa pika të programit që ju paraqisni?

Jam e sigurt nga absurditeti që shoh aktualisht të vijë, qoftë nga kryetari i PS-së, qoftë nga kryetari i opozitës. Unë nuk mund ta barazoj me partinë, sepse për mua janë dy gjëra të ndryshme. Sjellja e socialistëve dhe demokratëve dhe e kryetarëve të tyre respektivë, por nga papërgjegjshmëria e tyre, nga pamundësia e tyre për të dhënë një ofertë, nga pamundësia e tyre për të bërë një analizë dhe nga mënyra se si përpiqen të ndërtojnë një fushatë, që hedh baltë kundrejt njerëzve që nuk kanë si ta mbajnë atë lloj përgjegjësie. Imagjinoni një kryeministër që nuk arrin dot të drejtojë institucionet më të vogla në varësinë e tij. Kush ia kishte fajin këtij Kryeministri, për shembull, gjithë Ministrinë e Brendshme, të gjithën të tijën?! Asnjë eksponent i LSI-së nuk gjendet në të gjithë atë ministri. Asnjë eksponent. E pamundur për t’u çarë. Çfarë ndodhi me kanabisin në Shqipëri? Pse, LSI-ja ia pati fajin për ligjin e plehrave? Ishte LSI-ja ajo që i tha kjo nuk ka për të ndodhur në Shqipëri, sepse ne e duam këtë vend. Falë LSI-së sot e kësaj dite ne nuk e kemi të miratuar ligjin e plehrave në Parlament. Falë LSI-së sot e kësaj dite ky vend ka njëlloj drejtimi të caktuar dhe nuk është shkatërruar i gjithi dhe të jetë marrë në dorën e vetëm një grupi të vogël njerëzish. Kjo më jep mua sigurinë që shqiptarët i kanë sytë e hapur dhe do të dinë si të votojnë e të bëjnë një zgjidhje më 25 qershor. Ma jep sigurinë edhe pozitiviteti që përcjellin të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë kandidatë të LSI-së, janë në çdo derë, në çdo rrugë, në çdo takim, duke folur me biznesin që është thellësisht i zhgënjyer nga këto katër vite, duke folur me qytetarët e thjeshtë, duke qenë pranë halleve të tyre. Janë intelektualët e LSI-së, që këtë herë do të bëjnë një grup parlamentar, i cili do të jetë fitues dhe do të formojë një qeveri që do të ketë një program. Ne kemi tri parime shumë të thjeshta: ne themi ekonomi që zhvillohet me taksa të ulëta që hap vende pune, edukim cilësor dhe shëndetësi që u shërben qytetarëve. Ekonomia pastaj mund të zgjerohet. Është bujqësia, është turizmi e kështu me radhë. Kemi sektorët tanë prioritarë e kështu me radhë. Kemi program shumë të qartë, sepse kemi punuar jo thjesht me dashuri, por me përkushtim dhe përgjegjshmëri.

A ka eufori nga rezultati që prisni më 25 qershor?

Nuk ka fare. Është kuptuar, besoj edhe botërisht, që atje ku populli zhgënjehet, jo thjesht bën çudi me votën e tij, por prish mite dhe kur ka prishur mite shumë më shumëvjeçare të partive politike të zhvilluara, me demokraci të brendshme, në vende shumë më demokratike dhe me demokraci më të zhvilluar se në Shqipëri, imagjinoni ju se ç’mund të bëjë dëshira e qytetarëve për zhvillim në një vend si Shqipëria. Dëshira e qytetarëve, të cilët janë lodhur, dhe me votën e tyre mund të prishin jo thjesht mitin e partive të mëdha, por mitin e politikanëve, të cilët nuk shohin interesin e qytetarëve, por shohin interesin e tyre të ngushtë. Prandaj ne nuk jemi fare euforikë madje, përkundrazi, jua thashë, asnjë prej nesh nuk ka qëllim, po të na dëgjoni në diskutimet tona me njerëzit, kemi gjithmonë një parim: ky është programi ynë, këto janë idetë tona, kjo është edhe oferta jonë njerëzore, në kuptimin e kapaciteteve edhe njerëzore. Kemi vajza të reja, djem të rinj, gra zonja, profesorë të nderuar që na përfaqësojnë gjithandej. Për këtë projekt dhe për këta njerëz të nderuar ne kërkojmë votën tuaj.

 

Etiketa: kejdi mehmetaj


Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Reali humbet durimin me Ronaldon: Paguaje vetë gjobën 30 milion euro

Reali humbet durimin me Ronaldon: Paguaje vetë gjobën 30 milion euro

Rama në Vorë: Romët janë një hap përpara, atë që se bëj dot më unë

Rama në Vorë: Romët janë një hap përpara, atë që se bëj dot më unë

Rama sulmon LSI-në: Janë çmendur plotësisht, e kanë mendjen te tepsia

Rama sulmon LSI-në: Janë çmendur plotësisht, e kanë mendjen te tepsia
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com