Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet Mavraj: Pritja e organizuar nga shteti nuk ishte e bukur

2016/07/11 at 11:04 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Flet Mavraj: Pritja e organizuar nga shteti nuk ishte e bukur

Mërgim Mavraj është kthyer në stërvitje me skuadrën e Këlnit duke i dhënë fund pushimeve më para se sa mendohej, me dëshirën për t’u bërë gati për sezonin e ri. Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën gjermane “Kicker” ai ka treguar eksperiencën e tij në Euro 2016, si i përjetoi ditët me përfaqësuesen dhe çfarë pret nga e ardhmja, si për kombëtaren, ashtu edhe në aspektin personal.


Për paraqitjen në Europian

“Kemi ndjesi të përziera. Në njërën anë, në tejkaluam pritshmërinë e të gjithë bashkëkombësve tanë. Nga ana tjetër kishim mundësinë të merrnim diçka pas tre ndeshjeve. Por ne ia dolëm vetëm në një. Nga pikëpamja sportive, mund të thuash se kemi mbetur të zhgënjyer. Por si një vëzhgues neutral do të thosha: Ata kanë dhënë një përshtypje të mirë dhe kanë pastruar pak imazhin e përgjithshëm të shqiptarëve në Europë. Për tifozët tanë ishte diçka e jashtëzakonshme. Tani duhet ta kuptojmë mirë atë që kemi bërë. Do të na japë forcë në javët dhe muajt në vijim”.

Për fillimin e shpejtë të stërvitjes pas Europianit

“Siç kishim rënë dakord të gjithë, ishte caktuar data 4 korrik. Pas turneut ramë dakord që ishte më mirë që të ishim të pranishëm që në fillimin e kampit stërvitor me klubin. Mendoj se kaq pushime për mua ishin të mjaftueshme. Kisha aq sa i cilësoja të nevojshme”.

Për muajin e Ramazanit gjatë Europianit

“Kam agjëruar gjatë ditëve pa ndeshje, jo kur kishim ndeshje. Këto tre ditë do t’i zëvendësoj kur të jetë më freskët. Kjo sigurisht që është më e lodhshme dhe të dobëson. Këtë e kuptoj sot, por disa gjëra janë më të rëndësishme se futbolli”. Për pritjen në Shqipëri “I gjithë kombi ishte i entuziazmuar. Ajo pritje ishte paksa e përgatitur dhe festat e përgatitura zakonisht nuk janë aq të bukura sa ato spontanet. Pritja e organizuar nga shteti, nuk ishte edhe aq e bukur. Por në përgjithësi, kishim përshtypje të mira”.

“Është e vështirë të marrësh diçka nga turneu pasi kalon me shumë shpejtësi. Sigurisht që dëshiruam të realizonim objektivin, ai ishte që ribashkuam vendin. Vendi ynë ishte thuajse i ndarë në dekadat e fundit. Europiani ishte një eksperiencë që do të kujtohet përjetësisht. Ai kishte një kuptim të jashtëzakonshëm për ne. Ne, shqiptarët nga Maqedonia, nga Kosova, nga Shqipëria. Pjesa më e madhe kishim lindur jashtë. Pastaj vjen momenti dhe u bashkuam të gjithë, megjithëse kombet tona mbeten të ndarë. Kjo kishte shumë rëndësi. Kjo është çështje përjetësie. Kjo na jep shumë fuqi dhe i bën njerëzit krenarë. Por ka edhe gjëra të tjera të vogla. Kjo ka të bëjë me futbollin. Që jemi profesionistë. Këtë e kemi treguar dhe do të përfitojmë nga besimi që kemi për t’u përgatitur për të ardhmen”.

Për perspektivën e futbollit shqiptar

“Është e vështirë ta thuash tani. Kosovarët tashmë kanë edhe ata një ekip kombëtar. Kjo do të thotë që lojtarë nga Shqipëria e kanë derën e hapur për të ndërruar ekip. Brezi i ardhshëm, lojtarët e rinj, çfarë do të bëjnë ata? A do të vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë? Do të varet nga kjo gjë. Por edhe nga shumë faktorë të tjerë. Gjithashtu edhe mbi atë që do të bëjë federata. Nëse do të investohet pasi ka ende gjëra për t’u bërë, si krijimi i infrastrukturës dhe bazës së gjerë. Nëse do ta bëjnë tani apo jo, këtë nuk di ta them. Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, gjithçka do të mbetet rastësore”.

Për të ardhmen dhe zërat për interesim nga klube të tjera.

“Mua nuk më interesojnë, Në javët e fundit nuk e kam pasur mendjen te futbolli. Kur u ktheva në Gjermani, isha i lumtur që të lexoja përsëri për futbollin, të dëgjoja këto zëra. Por unë nuk kisha të bëja me këtë çështje, pasi nuk kam folur me askënd. Fokusi im është Këlni, asgjë tjetër nuk më ka interesuar më parë dhe nuk më intereson as tani”./ Panoramasport.al



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Fotogaleri/  Në topformë, 40 vjeçarja Hunziker vazhdon të tërbojë plazhet

Fotogaleri/ Në topformë, 40 vjeçarja Hunziker vazhdon të tërbojë plazhet

Manjani vendos “vijën e kuqe” për pronat

Manjani çon në Kuvend 'Kodin Penal': Absurd dënimi për armë pa leje

Vuri fitore portugezin, Alba e Big Brotherit “e pa Zoti”, ja sa para fitoi

Vuri fitore portugezin, Alba e Big Brotherit "e pa Zoti", ja sa para fitoi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com