Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e plotë/ Ambasadori italian, sa shanse ka vendi për negociatat

2019/02/01 at 10:31 AM
në Kryesore, Politikë, ZZinstant
Kohë leximi: 10 min
A A
Intervista e plotë/ Ambasadori italian, sa shanse ka vendi për negociatat

Ambasadori italian Alberto Cuttillo, i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, diskutoi me gazetarin Blendi Fevziu, disa nga çështjet më të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet e sotme italo-shqiptare, por edhe mundësinë për hapjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.


Intervista e plotë

Z.Ambasador, cila është çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet Itali-Shqipëri?

-Sigurisht, çështja më e rëndësishme është futja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që edhe për ne ka vërtet prioritet.

F.Që duket ende e largët.

-Duket pak larg, por rëndësi ka që tashmë ka nisur dhe nisja nënkupton hapjen e negociatave. Italia është e bindur që këto negociata duhet të ishin hapur edhe më parë. Shpresojmë që ky të jetë viti i duhur

Cila është përgjigja e Italisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë?

-E përsëris, ne jemi të bindur se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë dhe duhet të ndërmarrë, mund të bëheshin edhe gjatë negociatave. Madje negociatat shërbejnë si instrument për reformat. Shqipërisë i kërkohet të bëjë reforma para se të nisë hapja negociatat dhe kjo është e tepërt.

Pse Italia, madje edhe disa vende si Franca apo Hollanda, kanë opnione të ndryshme për Shqipërinë?

-Bashkimi Evropian përbëhet nga 28, 27 shtete dhe secili prej tyre ka prioritetet e veta, secili ka ndjeshmëritë e tij. Për ne që jemi kaq pranë Shqipërisë, duket qartë prioriteti, ndërkohë që vendet më të largëta nuk e konsiderojnë kaq të rëndësishme.

Flitet për probleme lokale evropiane apo në të gjithë panoramën Evropiane?

-Mendoj se janë të dyja. Në këtë fazë janë politike, përderisa janë dhe zgjedhjet evropiane në maj, mendoj se politika e brendshme përbën problemin më të madh.

Cilët janë problemet apo detyrat që Shqipëria nuk i ka bërë ende?

-Le të themi që asnjë nuk është i përkryer. Nëse edhe vendet anëtare do t’i nënshtroheshin të njëjtit provim që duhet të kalojë Shqipëria, nuk di sa prej tyre do ta merrnin këtë provim.

Shqipëria është në rrugën e duhur, por duhet ta tregojë gjatë këtyre muajve dhe duhet të vazhdojë me reformat në drejtësi, të vazhdojë luftën kundër krimit me vendosmëri dhe brenda mundësive të bëjë edhe reformën elektorale. Unë nuk besoj se progreset e bëra deri tani…

Ka shanse për reformën elektorale?

-Janë të pakta, pasi reforma elektorale kërkon bashkëpunimin me opozitën që në këto momente duket i pamundur. Por dua të theksoj se këto reforma mund të bëhen edhe gjatë negociatave. Mendoj se Shqipëria po tregon se është impenjuar për të rindërtuar vendin dhe ka arritur rezultate të mira.

Ne kemi patur probleme edhe në nivelin evropian, si krimi i organizuar, problemi i drogës, canabis, jo droga të forta dhe probleme të tjera. Ka edhe Italia përgjegjësi në njëfarë këndvështrimi, pasi Guardia di Finanza shprehej se nuk ekzistonte më ose se kanabis në Shqipëri ishte eliminuar? Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë lulëzonte bima e kanabisit.

-Nuk mund të flas për vitet e mëparshme. Unë ndodhem në Shqipëri prej tre vjetësh dhe gjatë kësaj kohe kam parë se Guardia di Finanza çdo vit realizon këtë mbikëqyrjen e terrenit nga ajri dhe pastaj bën publik rezultatin. Rezultati është një element i rëndësishëm. Në vitet 2015-2016 pati le të themi një lulëzim masiv të kanabisit, me sa mbaj mend asnjë nuk e mohonte. Edhe të dhënat e Guradia di Finanza e tregojnë këtë. Në vitin 2016 kanë gjetur 700 mijë rrënjë kanabis, në 2017 7 mijë dhe 2018 700. Këto janë shifrat sipas të dhënave, por mund të ketë edhe të dhëna të tjera që duhen parë, është e kuptueshme. Ama këto të dhëna që kemi, nuk mund të fshihen.

Z. Amdasador, Shqipëria ka një lidhje të fortë me Italinë, ndërkohë që nuk e ka me vendet e tjera. Sa studentë shqiptarë studiojnë në Itali në këtë vit shkollor?

-Janë shumë, janë komuniteti i huaj më i madh në numër, janë thuajse…

Zë vendin e parë nga komunitetet e huaja në Itali?

-Po. Konkuron me Kinën, kjo për të ilustruar sa të shumtë janë. Një vend që….

-Nuk e konkurrojmë dot kurrë Kinën.

-Janë afërsisht 10 mijë, por duhet të përmendim faktin që pjesa më e madhe jetojnë në Itali. Janë rezidentë atje.

Eshtë e vështirë të dallosh sa janë, por mund të them se vitin e kaluar nga Tirana dhe Vlora kemi dhënë njëmijë viza studimi.

Nëse këtë e shumëzojmë për tre apo katër vjet pasi është kohëzgjatja mesatare e studimeve, janë 3 ose 4 mijë.

-Janë 4 ose 5 mijë studentë që shkojnë nga Shqipëria.

-Po, janë studentë shqiptarë që studiojnë në Itali. E bëjnë pasi ne kemi edhe një sistem me të cilin mbështetim studentët që kanë të ardhura familjare të pamjaftueshme dhe kjo aplikohet për të gjithë studentët, qofshin këta italianë, shqiptarë apo të nënshtetësive të tjera, dhe besoj se edhe statistikat e kanë të vështirë ta përcaktojnë. Thuajse 80 përqind e këtyre studentëve përfitojnë bursa studimi.

Z.Amabasador, studentët kanë zënë faqet e para të shtypit ose lajmet e para të edicioneve informative në Shqipëri dhe jashtë saj, e keni ndjekur grevën e studentëve?

-Po. E kam ndjekur me interes të madh dhe më lejoni ta them me admirim për kurajën që kanë treguar këta studentë. Mendoj se kanë shprehur ndjenja të forta me vendosmëri për muaj të tërë.

Na kanë dhënë një mësim të mirë të gjithëve, edhe politikanëve në veçanti.

-Mendoj se po. Shpresoj që politika t’i dëgjojë sepse mesazhi që ata përcjellin ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe është në interesin e të gjithëve. Madje edhe profesorët po i bashkohen protestës. Pra, me sa duket, nuk është opinioni vetëm i studentëve, por është e rëndësishme që të gjithë të bëhen bashkë për të zgjidhur problemet e universitetit shqiptar.

Z.Ambasador, ne kemi patur një problem me median italiane që e shihte Shqipërinë vetëm nëpërmjet problemeve apo shfaqte vetëm gjërat negative. Tani po vihet re një ndryshim. Kur lexojmë shtypin italian, duket sikur Shqipëria është shndërruar në parajsë për italianët. Thuhet se 20 mijë italianë po jetojnë në Shqipëri dhe kanë hapur biznese këtu. Mua nuk më duket e vërtetë, vetëm nëse italianët kanë mësuar gjuhën shqipe, por… ama nuk më duken 20 mijë.

-Keni të drejtë. Shtypi në Itali, sikurse edhe në Shqipëri dhe për fat të mirë në të gjitha vendet e botës bazohet në opinione të ndryshme. Ka nga ata që shohin të mirën, por ka edhe nga ata që shohin të keqen. Është e vërtetë që nuk janë 20 mijë.

Ne si Ambasadë, si konsullatë kemi regjistrimet tona dhe na rezulton se janë afërsisht 2 mijë italianë. Le të supozojmë se disa prej tyre nuk janë regjistruar akoma, pra, mund të jenë 3 mijë.

Ama ka shumë italianë që vijnë në Shqipëri si turistë ose për punë. Nuk do të habitesha nëse në një ditë të vitit, dikush do të bënte llogaritë dhe atë ditë mund të jenë 20 mijë italianë në Shqipëri.

Çfarë bëjnë italianët që janë rezidentë në Shqipëri?

-Pjesa më e madhe punojnë këtu. Ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të jetojnë këtu, por janë pak, sepse sinqerisht shërbimet sociale që Shqipëria ofron, sidomos në mjekësi nuk janë në lartësinë e duhur për të zëvendësuar ato që ofron Italia.

Po turistët italianë, po rritet numri i tyre?

-Po, vetëm këtë vitin e fundit është rritur me 25 %. Zënë vendin e katërt, menjëherë pas turistëve nga vendet fqinjë, Kosova, Greqia, Maqedonia. Janë kureshtarë për të zbuluar këtë vend.

Mbeten të kënaqur?

-Po, largohen të kënaqur. Kanë kuriozitet që të zbulojnë këtë vend kaq afër me Italinë, por që në kaq vjet ka qenë i mbyllur dhe njëkohësisht shumë i largët. Janë kuriozë dhe të kënaqur me atë që gjejnë.

Janë turistë aventurierë që vijnë vetë apo të organizuar nga agjencitë italiane?

-Prej dy vitesh agjencitë kanë zënë një rol të rëndësishëm, por më parë kanë qenë kryesisht turistë aventurierë. Tani vijnë edhe turistë të moshës së tretë që i besojnë agjencive dhe e vlerësojnë këtë vend.

Janë të kënaqur?

-Po.

Dua t’ju pyes edh për diçka, mund të thoni mendimin tuaj personal, por kam vënë re që Italia ka qenë partneri i parë për Shqipërinë dhe në vitet e fundit duket disi më e tërhequr. Eshtë një problem i politikës të brendshme italiane apo Italia e ka humbur interesin për Shqipërinë?

-Jo, nuk e ka humbur interesin dhe nuk besoj se është tërhequr, por mendoj se është më pak e dukshme. Prezenca italiane në vitet ’90 dhe 2000 kanë qenë e diktuar nga kushtet dramatike, kur vendi kishte nevojë për një mik të sinqertë që ta ndihmonte për t’i ikur diktaturës.

-Ka qenë pika e mbështetjes dhe duhet falenderuar.

-Pra, për fat të mirë, gjërat ndryshuan dhe prezenca është më pak e dukshme. Sot italianët janë në çdo aspekt të shoqërisë, human, kulturor edhe ekonomik. Nuk besoj se ka ndonjë ftohje, përkundrazi…

Ka investime italiane në ekonominë shqiptare?

-Ndihem krenar që në Shqipëri në vitet e fundit ka ardhur në vendin tuaj një nga kompanitë më prestigjioze italiane Snam, që është pjesë e grupit Eni, një grup që faturon 70 miliardë euro në vit që është në krye të teknologjisë në sektorin e gazit dhe të naftës që do ta ndihmojë vendin të hyjë në një fazë të re të zhvillimit energjetik dhe ekonomik për shpërndarjen e gazit në Shqipëri.

.A hezitojnë investitorët italianë për të hyrë në Shqipëri?

-Le të themi se për fat të keq në të shkuarën kanë patur eksperienca negative. Kanë bërë investime dhe këto më pas kanë falimentuar për shkak të moszbatimit të ligjit apo për mungesë të instrumenteve juridikë që nevojiteshin. Ka nga ata që nuk janë  gati të rikthehen.

Ka mbetur nami i keq?

-Po, ndonëse në Itali i ndjekin me shumë vëmendje zhvillimet në Shqipëri, reformën në drejtësi që po shkon mirë këto dy vitet e fundit dhe do të përmirësohet edhe më shumë.

Kjo do t’i japë shtysë edhe investimeve të huaja dhe atyre italiane në veçanti.

Ka disa gjëra që janë në fokusin e mediave në Shqipëri, çështja Habilaj, i cili u kap në Katania, ku ishte i përfshirë edhe ish-ministri i brendshëm Tahiri. Ç’po ndodh me këtë çështje, Ambasador?

-Me aq sa di, pasi për fat të mirë nuk duhet të ndjek çështje që janë në shqyrtim në Itali. Hetimet vazhdojnë dhe shumë nga të pandehurit e kanë pranuar fajin dhe rrezikojnë dënime të mëdha. Këtë do ta shohim.

Çfarë prisni nga hetimi i Tahirit në Shqipëri?

-Unë nuk jam në dijeni për detaje, por procesi gjyqësor duhet të kryhet dhe kjo është në interesin e Tahirit dhe të gjithëve. Të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën.

Z.Ambasador, çfarë u bë me vëllain e Xhafaj-t? Ka informacione ndonjëherë edhe kontradiktore lidhur me të?

-Nuk e di. Di që ndodhet në burg në Itali dhe po vuan dënimin. Kaq di. Nuk kam informacione të tjera.

Si e shihni faktin që Kryeministri Rama është njëkohësisht edhe Ministër i jashtëm?

-Kjo është zgjedhja e kryeministrit dhe ne nuk duam të ndërhyjmë në politikën e brendshme të një vendi. Ka edhe vende të tjera që janë gjendur në këtë situatë.

Sigurisht Shqipëria duhet të bëjë një sforco sidomos për hapjen e negociatave,  ndaj shpresoj dhe jam i bindur se kjo mbivendosje e posteve nuk do të ndikojë në këtë sforcim.

Për ne, për Italinë nuk përbën asnjë problem.

Por të punosh me një ministër, siç e tha edhe Rama,

De jure apo de facto mund të jetë disi problem. Uroj të mos jetë e komplikuar për Shqipërinë kjo situatë.

Për mendimin tuaj në qershor Shqipëria do të marrë një Po apo një JO?

-Eshtë pyetje e vështirë. Loja është e hapur. Shqipëria i ka të gjitha instrumentet për të treguar se tashmë është e pjekur dhe të impenjohet për të marrë një PO, por nuk është e thënë.

Nëse do të vija bast, është 50/50.

Ka ndonjë problem, i cili është më problematiku në marrëdhënien Shqipëri-Itali? Në marrëdhëniet dypalëshe.

-Jo, bashkëpunimi është i mirë, ka patur edhe momente të vështira dhe këto natyrisht lënë pasoja, por fatmirësisht janë kapërcyer. Ka raste që edhe ju i njihni si IMSI Catcher që fatmirësisht është kthyer në Itali.

Në cilën fushë është bashkëpunimi më i mirë?

-Unë besoj se është në ekonomi, duke patur parasysh që pjesa më e madhe e produkteve shqiptare eksportohet në Itali. Unë nuk di që diçka e tillë të ndodhë me vendet e tjera. Unë i kushtoj shumë rëndësi bashkëpunimit edhe në aspektin kulturor. Duhet zbuluar historia e përbashkët e dy vendeve tona edhe në periudhën e diktaturës. Mendoj se ky është një kontribut i vogël për Shqipërinë, që ka patur një të shkuar të hidhur. Të gjitha vendet, madje edhe Italia e ka njohur diktaturën, ndaj duhet të kthejmë kokën pas në të shkuarën. Edhe të rinjtë duhet ta njohin të shkuarën, nuk duhet ta injorojnë atë që ka ndodhur në Shqipëri në vitet e komunizmit.

Edhe një pyetje, dua të di mendimin tuaj. Këto ditët e fundit po diskutohet shumë për një këmbim territoresh, le të themi korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihet edhe Shqipëria si palë e tretë. Cili është opinioni i Italisë për këtë?

-Eshtë një temë delikate. Ne, Italia mendon se zgjidhja e problemit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të vijë përmes dialogut që arrihet me ndihmën e Bashkimit Evropian. Kemi besim tek Bashkimi Evropian tek aftësia që ka për të ndihmuar të dyja vendet që të zgjidhin problemet që kanë njëherë e mirë. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të zgjidhë dialogu. Nëse zgjidhja do të ishte këmbim territoresh, do të vlerësohet nga të gjithë, por e theksoj se Italia i beson Bashkimit Evropian dhe e mbështet në zgjidhjet e tij.

Si ndiheni në Shqipëri, Ambasador?

-Mirë, shumë mirë. Është vend mikpritës. Jetoj shumë mirë në Tiranë. Jam i kënaqur që në këta tre vjet kam kaluar shumë eksperienca të bukura dhe pozitive.

.Ju falenderoj për intervistën.

-Faleminderit edhe ju.

 

 

 

Etiketa: Alberto Cuttillobenegociatatshqiperia


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Cilat kanë qenë ndarjet më të bujshme të vitit 2016

Do të ribashkohen? Angeline Jolie dhe Pitt fotografohen bashkë pas ndarjes

Shqiptarët ndër më ‘kurnacët’ në Europë, cilat janë vendet më bujare

Rama vazhdon akuzat ndaj Berishës: Mbushe tanket e Millosheviçit me naftë

Rama vazhdon akuzat ndaj Berishës: Mbushe tanket e Millosheviçit me naftë
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com