Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Amir Rrahmani: Bekim Balaj mori të Kuq, pasi nuk më la të festoj golin

2016/03/04 at 12:23 PM
në Aktualitet, Komente, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Amir Rrahmani: Bekim Balaj mori të Kuq, pasi nuk më la të festoj golin

Ka shënuar golin e parë në ndeshje zyrtare me RNK Splitin, mirëpo një shok i Kombëtares ia ka zhvleftësuar dhe i ka hequr mundësinë që ta festojë me gol

Amir Rrahmani rrëfen për “Panorama Sport” emocionet për golin që ka realizuar, si dhe batutat që ka shkëmbyer për shkodranin e Rijekës.

Ish ­mbrojtësi i Partizanit ka edhe një koment për derbin, ndërkohë që nuk ngurron të tregojë hapur ekipin që mbështet. Ai ka gjithashtu një urim për veten e tij në lidhje me Kombëtaren. “Besoj dhe shpresoj që edhe në Europian të kem shanse dhe të bëj paraqitje pozitive”, shprehet 22­vjeçari.

Ai është vlerësuar me notën shtatë nga mediat kroate për paraqitjen në humbjen 1­2 ndaj Rijekës. Vlerësim maksimal, jo vetëm për bashkëlojtarët e skuadrës së tij, por edhe për të gjithë takimin.

Keni shënuar golin e parë në ndeshje zyrtare me RNK Splitin. Çfarë ndjesie ishte për ju?

Është ndjenjë e mirë. Aq më tepër për një mbrojtës, që nuk ndodh shumë shpesh të shënosh, ta rrit shumë vlerën. Megjithatë, për fat të keq, ai gol nuk vlejti që të mund t’i jepja pikë skuadrës sime.

Jeni vlerësuar disa herë në formacionin e javës. Çfarë do të thotë për ju ky fakt?

Është diçka shumë pozitive për mua dhe më vjen mirë që po marr një vlerësim për atë që po bëj në fushën e lojës.

Së fundmi është përmendur Volfsburgu si ekip që ka shprehur interesim për ju. Po përveç saj?

Është e vërtetë dhe për të kam mësuar edhe unë që ka shprehur interes, ndërsa për ekipe të tjera nuk di. Për momentin mendoj të ruaj vazhdimësinë e paraqitjeve pozitive me skuadrën që të mund të realizojmë objektivat që kemi për këtë sezon.

Ndeshja e fundit që humbët, ishte një derbi mes lojtarëve të Kombëtares. Çfarë biseduat me Balajn?

Balaj u ndëshkua prej meje me karton të kuq (qesh…).

Pra morët “hak” që nuk e festuat me pikë golin e parë?

Ashtu duket dhe në fund i thashë “e meritove të kuqin se nuk më le që të festoj me pikë golin tim të parë” (qesh…). Në fakt ishte një moment nxitimi në lojë e unë tentova të nis sa më shpejt një top për t’ua pasuar shokëve të skuadrës. Në atë moment, Bekimi më pengon dhe nuk më lejon ta gjuaj. Kjo bëri që të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. Pas ndeshjes kemi folur për ndeshjen në përgjithësi.

Nesër (sot) luhet derbi në Shqipëri. Si e parashikoni?

Është një ndeshje shumë e fortë dhe e tillë që çdo futbollist do të donte të ishte në fushë për ta përjetuar emocionin që të jep ai takim. E shoh të tillë që nuk ka favorit. Megjithatë, unë personalisht dua që të fitojë Partizani.

Kanë mbetur disa muaj nga Europiani. Si e pret një futbollist i Kombëtares këtë event, aq më tepër që jeni vetëm 22 vjeç?

Me padurim! E them këtë sepse jam në formë shumë të mirë e po punoj. Në të njëjtën kohë uroj që të ruaj këtë formë dhe të vazhdoj me paraqitje të tilla deri në Europian. Një paraqitje pozitive në Francë do të ishte një plus i madh për mua dhe karrierën time.

Shpresoni të kini minuta duke parë konkurrencën?

Duhet ta mendosh dhe të besosh për diçka që ajo të ndodhë. Besoj se do të ketë shans për çdokënd.

Ju sugjerojmë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Para
Shokon Victoria Beckham, fotografohet në një fast food

Shokon Victoria Beckham, fotografohet në një fast food

Ja çfarë thotë shkenca për ata që kafshojnë thonjtë

Ja çfarë thotë shkenca për ata që kafshojnë thonjtë

Nuk e ftoi në takim/ Blushi: Do apo nuk do Rama, unë do vi në takimin me socialistët

Nuk e ftoi në takim/ Blushi: Do apo nuk do Rama, unë do vi në takimin me socialistët

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
9 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në...

Lexo më shumë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
9 Qershor, 2025

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com