Sport

Interi përmbyset në “San Siro” nga Bologna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 05/07/20 |
el ida

Interi u mposht 1-2 në San Siro nga Bologna.

Kjo humbje u cilësua si dramatike, pasi mund të ketë shuar edhe shpresat më të vogla për titull kampion këtë sezon. Me këtë humbje, Interi mbetet 11 pikë larg Juventusit të vendit të parë, ndërsa tashmë rrezikohet të humbasë edhe vendin e tretë, duke qenë se Atalanta është katër pikë më pak dhe mund ta çojë këtë diferencë në 1 pikë nëse do të fitojë ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit.

Lukaku kaloi Interin në avantazh në minutën e 22 ndësa tek minuta e 62-të, Interi fitoi edhe një 11-metërsh, por Martinez gaboi.

Këtu nisi dhe kthesa e madhe. Juwara barazon rezultatin në minutën e 74-t, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Bastoni merr kartonin e dytë të kuq, duke rikthyer edhe ekuilibrat numerik në fushë.

Në minutën e 80 Interi kapitullon totalisht, kur Barrow shënoi golin e avantazhit për Bolognan./Opinion.al

Pas