Nicolo Barella është lojtari më i ri i skuadrës së Interit për sezonin e ri futbollistik.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, në faqen zyrtare të zikaltërve, ku thuhej se Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit
Lojtari vjen nga Cagliari me një kontratë huzimi me detyrim blerje. Ai ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare më klubin nga Milano.
Shërbimet e Barella i kërkonte edhe klubi i Romës, por mesa duket drejtuesit e klubit nuk kanë mundur ta bindin mesfushori./ Opinion.al E.Xh.