Skuadra e Interit po punon për të sjellë në Milano, lojtarin e Atalantës, Josip Iliçiç.
Sipas ‘Premium Sport’, lojtari slloven i Atalantës mund të zhvillojë vizitat mjekësore javën e ardhshme tek klubi zikaltër.
Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio është dukë biseduar me drejtuesit e Atalantës për një ofertë prej 15 milionë eurosh për sllovenin.
Por, nëse skuadra e Interit kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm, atëherë zikaltrit mund të sjellin në Milano edhe lojtarin e Manchester City, Ikai Gyndogan.