Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inteligjenca Artificiale zbulon anomalitë në tru

2025/03/16 at 11:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inteligjenca Artificiale zbulon anomalitë në tru

Shkencëtarët në Londër po përdorin Inteligjencën Artificiale për të zbuluar anomalitë e trurit të cilat më pare mund të ishin ‘të padukshme’, për metodat standarde të zbulimit.


Mjeti, i quajtur MELD Graph, vë në dukje rreth dy të tretat e anomalive të vogla që radiologëve shpesh u humbasin kur skanojnë trurin e një pacienti.

Kjo është një mundësi mjaft e artë pasi mund të ndryshojë në mënyrë drastike kujdesin për 30,000 pacientë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 4 milionë në mbarë botën të cilët vuajnë nga epilepsia, thonë studiuesit.

“Rreth një në 100 njerëz vuajnë nga epilepsia dhe në rreth një të tretën e tyre, medikamentet nuk ndihmojnë për të kontrolluar krizat. Për disa nga ata pacientë, një anomali e trurit, pra një pjesë e trurit që nuk është formuar si duhet dhe shkakton këto kriza. Këtu duhet ndërhyrë dhe kuruar”, tha Konrad Wagstyl, doktor në King’s College London.

Konrad Ëagstyl, pedagog në Shkollën e Inxhinierisë Biomjekësore dhe Shkencave të Imazherisë, King’s College në Londër, shprehet se ekipi ka shpenzuar 10 vjet duke zhvilluar MELD Graph mbi të dhënat e trurit nga më shumë se 700 njerëz me displazia kortikale fokale (FCDs), një shkak kryesor i epilepsisë.

“Ne kemi krijuar një mjet të AI për të ndihmuar në diagnostikimin e anomalive të fshehura të trurit tek fëmijët dhe të rriturit. Nëse ato konstatohen, me një ndërhyrje më pas pacientët mund të shërohen. Kjo është vërtet e rëndësishme sepse do të thotë që më shumë fëmijë mund të marrin formën më të mirë të mundshme të trajtimit”, tha Wagstyl.

Sistemi nxjerr ne pah anomalitë dhe shpjegon se nga e ka origjinën. Analiza më pas mund të kontrollohet nga një radiolog, duke përshpejtuar diagnozën dhe aksesin në kirurgji.

Ndërsa nuk është ende i disponueshëm klinikisht, ekipi po trajnon mjekë dhe studiues në mbarë botën për përdorimin e tij.

Studimi është publikuar edhe në JAMA Neurology nga një ekip në King’s College London dhe University College London (UCL). Studiuesit thonë se mjeti do të përshpejtojë kohën e diagnostikimit, do t’u sigurojë pacientëve trajtimin kirurgjik që u nevojitet më shpejt dhe do të reduktojë kostot deri në 55,000 paund për pacient.

Ekipi grumbulloi të dhëna nga 1185 pjesëmarrës nga 23 qendra epilepsie në mbarë botën në projektin Multicentre Epilepsy Lesion Detection (MELD).

“Nëpërmjet kësaj ne mblodhëm të dhëna nga më shumë se 700 njerëz. Ajo që ne jemi në gjendje të bëjmë është sesi një algoritëm i AI, mund t’i gjejë këto anomali të trurit”, tha Wagstyl.

Gjysma e grupit të të dhënave është nga fëmijët. Më pas ata u trajnuan nga mjeti i inteligjencës artificiale, MELD Graph, për të zbuluar këto anomali delikate të trurit që mund të mos zbuloheshin.

“Ndoshta mund të jap një shembull të një vajze tetëvjeçare nga spitali “Great Ormond Street”. Ajo ka pasur kriza që në moshën katër vjeç. Mjekimi nuk po e ndihmonte për të kontrolluar krizat. Radiologu analizoi skanimin. Ata menduan se kishte një anomali të trurit, por nuk mund të ishin të sigurt. Me MELD Graph në këtë pacient radiologët ishin në gjendje të konfirmonin se kishte anomali dhe kriza të cilat kërkonin ndërhyrje”.

Studiuesit shpresojnë për miratimin zyrtar për të përdorur MELD Graph si një mjet diagnostikues,  por fillimisht nevojiten prova të tjera për të vërtetuar përfitimet afatgjata për pacientët.

Klan News



Ju sugjerojmë

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës
Bota

Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës

13 Qershor, 2026 12:21 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

13 Qershor, 2026 12:16 pm
Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Aktualitet

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

13 Qershor, 2026 11:46 am
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Para
Bien kambanat/  Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Bien kambanat/ Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ 51 viktima, 152 të plagosur, 18 në gjendje kritike

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ 51 viktima, 152 të plagosur, 18 në gjendje kritike

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari

Zbardhen 9 raste vjedhjesh, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
















TE FUNDIT

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
13 Qershor, 2026

Deri më tani, asnjë person nuk i është drejtuar Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT për të kryer terapi hormonale me qëllim përshtatjen...

Lexo më shumë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
13 Qershor, 2026

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më...

Lexo më shumë

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
13 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pas një sulmi amerikan u vra drejtuesi i grupit kriminal transnacional ”Tren de Aragua”....

Lexo më shumë

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
13 Qershor, 2026

Policia Kombëtare e Perusë ka realizuar një arrestim të pazakontë në kryeqytetin Lima, duke përdorur një taktikë të veçantë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}