Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Integrimi në BE/ Gjermania: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

2021/05/03 at 4:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Integrimi në BE/ Gjermania: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Në një konferencë  të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, shefi i diplomacisë gjermane tha të hënën (03.05.2021), në Berlin:

“Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.”

Këtë qëndrim e ndan edhe Bujar Osmani: “Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë: përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike.”

Shpresat te presidenca portugeze

Maqedonia e Veriut është prej vitit 2005 zyrtarisht kandidate anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Çështja e emrit me Greqinë u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës (2019), por negociatat ende nuk janë çelur formalisht për shkak të grindjes me Bullgarinë për përkatësinë historike të gjuhës maqedonase. Gjermania gjatë presidencës së saj, vitin e kaluar, nuk arriti ta bindte palën bullgare të hiqte dorë nga vendosja e kësaj grindjeje në agjendën e kornizës negociuese. Shqetësimi i vëzhguesve është se kjo çështje do të zvarritet për shkak të gjendjes së paqartë politike në Bullgari. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme tha në Berlin se kjo çështje duhet të zgjidhet nga historianët e dy shteteve, pa presion nga jashtë.

Non-paper: ajër i nxehtë

Në konferencën e shtypit Maas foli edhe për fenomenin e non-paper-ve, dokumentet jozyrtare që qarkullojnë nëpër media e ku hidhen ide për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura në rajon. Ai i quajti ato “ajër i nxehtë”, “fake news” dhe sugjeroi që të mos u kushtohet shumë vëmendje. “Parimi bazë i politikës gjermane eshte: heqja dorë nga ndryshimi i kufijve,” tha Maasi në përgjigje të pyetjes së DW.

Osmani ishte për herë të parë në Berlin në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Në qeverinë e mëparshme të kryeministrit Zoran Zaev, politikani 40-vjeçar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim kishte qenë zëvendëskryeministër, përgjegjës për integrimin evropian dhe e kishte vizituar shumë shpesh Gjermaninë.

Gjermania është partneri numër një tregtar i Maqedonisë së Veriut, me një vëllim shkëmbimesh tregtare prej rreth 4 miliardë eurosh. Osmani tha se ka propozuar të krijohet një partneritet strategjik mes Maqedonise së Veriut dhe Gjermanisë. Por në këtë moment duket e vështirë te thuhet se kjo kërkesë do të marrë një përgjigje pozitive. Nga qarqet qeveritare në Berlin thuhet se Gjermania e ruan termin partneritet strategjik për vende të një rëndësie të madhe gjeostrategjike, si p.sh. India. Megjithatë, qasja konstruktive e vendit të vogël ballkanik dhe sukseset e arritura në marrëdhëniet me fqinjët, kanë bërë që Maqedonia e Veriut të gëzojë besim te qeveria gjermane, thonë diplomatët. Edhe ministr Maas i premtoi kolegut të tij: “Ju mund të llogarisni gjithnj ndihmën e Gjermanisë.” /DW/

Etiketa: begjermanimbeshteje

Ju sugjerojmë

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha
Aktualitet

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha

20 Janar, 2026 12:41 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Bordi i Paqes/ Balla mesazh deputetëve: Bëhuni gati për procedurë të përshpejtuar…

20 Janar, 2026 12:20 pm
Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes
Kryesore

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

20 Janar, 2026 11:36 am
10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
Bota

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

20 Janar, 2026 11:27 am
Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 2026 10:57 am
Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
Bota

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

20 Janar, 2026 10:39 am
Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
Bota

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

20 Janar, 2026 9:57 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

20 Janar, 2026 9:36 am
Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën
Bota

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

20 Janar, 2026 9:27 am
Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
Kronikë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

20 Janar, 2026 9:23 am
Para
Rusia, nivele rekord të ulta vaksinimi

Rusia, nivele rekord të ulta vaksinimi

Dita e Lirisë së Medias,OSBE:Të jesh gazetar në kohët e sotme,e rrezikshme

Dita e Lirisë së Medias,OSBE:Të jesh gazetar në kohët e sotme,e rrezikshme

COVID-19/ Humbin jetën 25 persona në Maqedoninë e Veriut

COVID-19/ Humbin jetën 25 persona në Maqedoninë e Veriut

TE FUNDIT

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha
20 Janar, 2026

Fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur nga...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Balla mesazh deputetëve: Bëhuni gati për procedurë të përshpejtuar…

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
20 Janar, 2026

Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin...

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes
20 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
20 Janar, 2026

Takimet vendimtare, qëndrimet e ndryshme, uniteti i nevojshëm: pikë për pikë. Ja çfarë ndodhi me çështjen e Groenlandës. Situata: Evropa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com