Aktualitet

“Integrimi ka bërë hapa pas”, Hajdari: Frikë se krimi do kapë zgjedhjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 25/01/21 |
Doriana Çepunaj

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ka zhvilluar një takim online në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në takim është e pranishme kryetarja dhe nënkryetari i KKIE,  Rudina Hajdari dhe Taulant Balla.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se integrimi ka bërë hapa pas, teksa theksoi se dalja e përgjimeve nga anti-mafia italiane për Ndrangheta, do të ndikojë negativisht në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, Hajdari theksoi se ka frikë se krimi i organizuar do të kapë zgjedhje dhe do jetë tereni shumë i vështirë sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora.

“Integrimi ka bërë hapa pas, duhet të jemi realist. Procesi mbart një interes të lart kombëtar, ajo çfarë mbetet për t’u parë me vëmendje sidomos nga ana e SPAK janë përgjimet e fundit që kanë dalë në pah ditët e fundit që tregojnë për një aferë të shëmtuar korruptive që ka të bëjë me implikimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiat më serioze, ku përflitet për shumë persona të implikuar. Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë, që qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive dhe e quajnë sikur bëhet për shkak të fushatës, kjo nuk është e drejtë. Janë një problem i lartë, sidomos kur bëhet fjalë koncesione, Shqipërisë i kushton shumë, për imazhin që krijohet te vendet e BE-së. Dalja në pah e përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas për integrimin e BE, ka shumë shpresa në një drejtësi të re në funksionin e drejtësisë së re, sidomos SPAK për t’i marrë këto çështje dhe për t’i çuar deri në fund, për t’i ndëshkuar këta persona se pa ndëshkimin e tyre ne do e ushqejmë këtë lloj mënyrë dhe ta harroni se integrimi i BE nuk do ecë përpara dhe kjo nuk është në faj të vendeve të BE, apo të shkak të pandemisë, qeveria aktuale ka përgjegjësinë kryesore. Kam frikë se krimi i organizuar do të kapë zgjedhje dhe do jetë tereni shumë i vështirë sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora. Nuk është fushatë, kjo është një thirrje apeluese për të bërë atë që është e drejtë për këtë vend, që në momentin që dalin përgjime të tilla./Opinion.al

Pas