Kreshnik Bektoshi, ministër shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq, familjarë, dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve, sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite”, shkroi Bekteshi në postimin e tij.
Kreshnik Bektoshi informoi po ashtu se nuk ka asnjë simptomë dhe se familjarët e tij kanë rezultuar negativë për virusin.
“Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ. Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, përfundon postimi./ Opinion.al