Ditën e sotme në Shqipëri u konfirmuan 25 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total numr i të infektuarve është 609.
Ndërkohë, mësohet se mes të prekurve është dhe një gazetar. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico në përgjigje të interesit të medias.
Fico theksoi se tha se gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore, është vetëizoluar dhe po monitorohet nga mjeku i familjes.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur jetën nga koronavirusi. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë./ Opinion.al