Aktualitet

Incidenti në protestën e invalidëve të punës, protesuesi:Je spiun, nuk je nga radhët tona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 14/10/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me tensione protesta e ditës së sotme që u mbajt nga invalidët e punës para Ministrisë së Financave.

Shkak është bërë një person, i cili ka dashur të marrë fjalën, ndërsa është shprehur: poshtë komunistët, poshtë spiunët.

Ndërkohë, një tjetër protestues ka ndërhyrë duke i thënë se ishte spiun dhe se duhej të largohej nga protesta.

“Ti je spiun, nuk je në radhët tona. Maskara, ik!”, thotë njëri prej protestuesve.

Kujtojmë se, invalidët e punës kërkojnë plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria, përfshirë indeksimin e pensioneve në përputhje me të ardhurat dhe rritjen e çmimeve dhe rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, si dhe rritjen e ndihmës së paaftësisë me 1000 lekë, që sipas tyre është premtuar nga kryeministri që në vitin 2013./Opinion.al

Pas