Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti me Osmanin, reagon sërish Presidenca: Propagandë kundër Kosovës

2024/08/02 at 7:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!

Presidenca e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me incidentin e djeshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.


Në reagimin për media, Presidenca kërkon nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin dhe të merren masa përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Kosovës.

Presidenca thekson se presidentja Osmani me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga institucionet e sigurisë.

“E para, Presidentja nuk ka pasur bagazh siç propagandohet në reagime të shumta në media, në Maqedoninë e Veriut. Pra, është gënjeshtër se ajo ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi. Ajo ka pasur një çantë të dorës personale të cilën menjëherë e ka vendosur në skaner, edhe pse sigurimi, sipas praktikave e konventave ndërkombëtare, nuk kishte të drejtë të kërkonte një gjë të tillë. E vetmja gjë që Presidentja nuk ka pranuar ta dorëzojë ka qenë telefoni i saj.

Jo vetëm se është një e pa vërtetë e madhe, por kjo njëkohësisht është akuza më e rëndë dhe propaganda më e rëndë e bërë ndonjëherë nga media në Maqedoni të Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës. Edhe më skandaloze është deklarata e sotme e MPB-së, se kinse ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut paska pasur disa informata, të cilat kanë çuar te kërkesa për kontroll të çantës personale dhe telefonit të Presidentes. Kjo është tendencë e paprecedentë për denigrim jo vetëm të Presidentes, por edhe të shtetit të Kosovës. Maqedonia e Veriut duhet ta ketë parasysh që një propagandë të tillë është duke e bërë kundër një Presidenteje, e cila gjatë gjithë mandatit të saj ka kontribuar vetëm e vetëm në thellimin e raporteve pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Një gjë e tillë është jashtë çdo praktike dhe bie ndesh me protokollet e sigurisë dhe praktikat ndërkombëtare, duke qenë se telefoni i Kreut të Shtetit dihet qartë se përdoret për komunikim zyrtar, përfshirë edhe për çështje të sigurisë. Në kundërshtim me këto standarde ishte edhe kontrolli i çantës së dorës së Presidentes, por ajo përkundër kësaj menjëherë e ka vendosur çantën në skaner.

Edhe pse Policia e Kosovës ia ka komunikuar paraprakisht zyrtarëve të aeroportit të Shkupit rregullat e aplikueshme në situata të tilla, ata kanë tentuar ta pengojnë fizikisht Presidenten, me ç’rast në përputhje të plotë me protokollet e sigurisë, ka reaguar profesionalisht Policia e Kosovës. Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

Nga SHBA-të e deri te shtetet e tjera të rajonit, në çdo udhëtim të Presidentes respektohen në plotëni rregullat e trajtimit të kreut të shtetit dhe ASNJËHERË nuk kërkohet të preket, e lëre më të dorëzohet në skaner as telefoni i Presidentes, as çanta e dorës e as valixhja e saj (carry on).  Këto janë rregulla që i respekton çdo shtet e i kanë respektuar edhe shtetet jo njohëse, sepse kreu i shtetit përfaqëson vet shtetin. Pra Kosova në këtë rast nuk po kërkon asgjë tjetër pos normave që respektohen çdo kund në botë. Çdo shkelje e këtyre normave konsiderohet shkelje e mos respekt ndaj vetë shtetit”, përfundon reagimi./Kosovapress



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
Aktualitet

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

28 Qershor, 2025 3:34 pm
Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
Bota

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

28 Qershor, 2025 3:15 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

28 Qershor, 2025 2:44 pm
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan
Rajoni

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

28 Qershor, 2025 2:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Para
Të papriturat gjatë punimeve shtyjnë hapjen e kampit në Gjadër

Të papriturat gjatë punimeve shtyjnë hapjen e kampit në Gjadër

Kamala Harris zgjidhet zyrtarisht si kandidate demokrate

Kamala Harris zgjidhet zyrtarisht si kandidate demokrate

E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Aksident në Gjirokastër/ 23-vjeçari përplas këmbësorin
















TE FUNDIT

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
28 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
28 Qershor, 2025

Mijëra persona pritet të sfidojnë një ndalesë qeveritare të shtunën, duke marrë pjesë në Paradën e Krenarisë në kryeqytetin e...

Lexo më shumë

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
28 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë ka nisur një seri takimesh informuese me fermerët në të gjitha...

Lexo më shumë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
28 Qershor, 2025

Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com