Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK dërgon në gjyq Arben Ahmetajn e 10 të tjerë

2026/03/18 at 3:10 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

Hetimi për aferën korruptive për Inceneratorin e Elbasanit, solli ndarjen me një tjetër fraksion për të pandehurin Arben Ahmetaj ku nisi dhe një hetim pasuror. Tashmë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zv/kryeministrin Ahmetaj e 10 persona të tjerë, përfshirë bashkëshorten Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten Albina Mançka, të akuzuar për ‘Fshehje të pasurisë’, ‘Pastrim i produkteve penale’ e ‘Korrupsion’.


Nga hetimet ka rezultuar se Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv” në 9 raste. Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, sipërmarrës të inceneratorëve, shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet pagesave apo shitjeve fiktive.

Ka fshehur pasurisë apo ka bërë deklarim të rremë të të ardhurave në 15 raste në bashkëpunim me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten e tij. Në skemën e pastrimit të parave, përveç Mirel Mërtirit e Klodian Zotos, të përfshirë janë dhe Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.

Elda Dinaj akuzohet se ka ndihmuar Ahmetajn të fshehë vilën Nr.74 në një kompleks luksoz në Palasë. Dinaj, një shtetase shqiptaro-zvicerane, shoqe e ish-bashkëshortes së tij, rezultonte pronare por në fakt SPAK dyshon se pronësia e vërtetë i përke ish zv. kryeministrit.

Andi Boni dhe Helidon Begaj akuzohen ndër të tjera si personat pjesëmarrës në skemën e shit-blerjeve fiktive të 2 apartamenteve në zonën e Selitës, që ka ndihmuar Ahmetajn të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, vlera të paguara në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Biznesmeni Gerian Kuka, pronar i kompanisë AE Distribution, sipas SPAK është i përfshirë në përvetësimin e vilës në Hamallaj nga ana e zv. kryeministrit Ahjmetaj dhe bashkëshortes së tij, Erjola Hoxha.

Prokuroria vëren se përgjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021, Hoxha merret me rinovimin e vilës dhe me mobilimin e saj, por vetëm në mars 2022, Kuka ia shet vilën Hoxhës për 220 mijë euro. Prokuroria thotë se sigurimi i pagesës për vilën ndoqi një seri transaksionesh të dyshimta, ku morën pjesë kompani dhe individë.

Edhe Sonila Goxha Meqemeja, e lidhur me biznesmenin Sokol Meqemeja,  akuzohet nga SPAK se i ka dhënë Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro. Prokuroria e Posaçme evidenton se kjo shumë ka shkuar për ish zv. kryeministrin si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin Meqemeja e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërsa ndodhet në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik.

Të pandehurit dhe akuzat

Arben Ahmetaj – “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë” 9 herë, “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” 15 herë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Albina Mançka – “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” 6 herë.

Erjola Hoxha – “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” 4 herë.

Mirel Mërtiri – “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në 5 episode.

Klodian Zoto – “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në 5 episode.

Andi Boni – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Elda Dinaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Gerian Kuka – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Helidon Begaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Sonila Goxhaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Sokol Meqemeja – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve.

I pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprave penale:

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 9 (nëntë) herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e këtij Kodi (më shumë se një herë). Nga hetime është vërtetuar se:

I pandehuri ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k. nga faturat e lëshuara për shërbime apo mallra, në lidhje me investimet e kryera nga të pandehurit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, për shndërrimin e një apartamenti të tyre në AirBnb, në shumën prej 2 007 373 (dy milionë e  shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë në vitet 2019 – 2020.

Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Andi Boni dhe Helidon Begaj, shumën prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, nëpërmjet realizimit të një shitjeje fiktive.

Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes shtetasit Besmir Prifti dhe të pandehurve Sonila Goxha dhe Sokol Meqemeja, shumën prej 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) euro, nga një shitje fiktive.

Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, vilën e ndodhur në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) euro.

Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri shuma monetare nga shpenzimet që ata kanë kryer për udhëtimet e të pandehurit, Arben Ahmetaj dhe familjarëve apo miqve të tij, në një vlerë totale prej 31 442 (tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzetë e dy) lekë (udhetime te kryera pergjate viteve 2013, 2014, 2015, 2016, 2017).

“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) herë, vetëm ose në bashkëpunim, parashikuar nga neni  257/a paragrafi i dytë,  257/a paragrafi i dytë e 25  i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal (më shumë se një herë), pasi nga hetimet është vërtetuar se:

Ka fshehur burimin dhe ka bërë deklarimin të rremë, në lidhje me sasinë e parave të investuara prej tij dhe bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria Lani sh.p.k.. Ky deklarim i rremë është kryer në deklaratën e dorëzuar më datë 10.2022 në bashkëpunim me të pandehurën, Albina Mançka dhe në deklaratën e dorëzuar më datë 23.03.2023.

Ka fshehur shumat e shpenzuara për investimin e kryer në apartamentin e shndërruar në AirBnb si dhe burimin e tyre, në vlerë totale 7 173 600 lekë të kryera  përgjatë viteve 2019 dhe 2020, ku për vlerën 2 007 373 (dymilionë e shtatë mijë e treqind e  shtatëdhjetë e tre) lekë, është vërtetuar se derivojnë nga shtesit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ky deklarim i rremë është  kryer në bashkëpunim me të  pandehurën Albina Mançka.

Ka kryer deklarim të rremë, në lidhje me pasqyrimin në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI sikur ka shitur pasuri për shtetasit Besmir Prifti dhe Sonila Goxha dhe transaksionet e kryera me ta lidhur me këto shit-blerje. Gjithashtu edhe sipërfaqen e ndërtimit mbetur në pronësi në pallatin ku ndodhen këto pasuri pasi u vërtetua se shitjet në fjalë janë fiktive dhe janë kryer me qëllim mbulimin/fshehjen e burimit të shumës prej 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) euro, dhënë si mitë nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këtë deklarim të rremë e ka kryer në deklaratat e pasurisë të dorëzuara në ILDKPKI më datë 29.3.2019  dhe  10.2022 në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka dhe më datë 23.3.2023.

Ka kryer deklarim të rremë, duke u fshehur burimi i vërtetë i një shume prej 30 000 (tridhjetë mijë) euro, gjendur gjatë kontrollit të vilës në Hamallaj, deklaruar si dhurata. Ky deklarim i rremë, i bërë në deklaratën e dorëzuar më datë  3.2023, është  kryer në bashkëpunim me të pandehurën Erjola Hoxha.

Ka kryer deklarim të rremë, duke fshehur vilën në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 euro, e porositur për të prej vitit 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, e përfituar në vijim duke shfrytëzuar të pandehurit Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha. Gjithashtu, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur shpenzimet e kryera për investim në këtë vilë, në një shumë prej 145 100 (njëqind e dyzetë e pesë mijë e njëqind) euro dhe 1 550 880 (një milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë) lekë. Ky deklarim i rremë është bërë në deklaratat e pasurisë të cilat janë dorëzuar më datë 29.3.2019, 29.5.2020, 31.3.2021, 26.10.2022 dhe është kryer në bashkëpunim me të  pandehurën Erjola Hoxha, në deklaratat e pasurisë  të dorëzuara në ILDKPKI më datë 23.3.2023 dhe 31.3.2024.

Ka kryer deklarim të rremë, duke fshehur burimin, kohën e fitimit dhe vetë pronësinë e vilës në Green Coast, Palasë, e cila paraqitej sikur kishte prenotuese mikeshën e të pandehurës, Albina Mançka, të pandehurën Elda Dinaj, e identifikuar si vila me nr. 73, e vlerësuar bashkë me parkimin në shumën 387 731 (treqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë e një) euro si dhe të  shpenzimeve për investime në këtë vilë, të kryera përgjatë viteve 2020 dhe 2021, në shumën 115 897 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë) euro dhe 1 169 900 (një milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind) lekë. Kjo fshehje është  kryer në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka, në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI, më datë 3.2019, datë 29.5.2020, datë 31.3.2021, datë 26.10.2022 dhe është kryer vetëm në deklaratën e dorëzuar më datë 23.03.2023.

Ka kryer deklarim të rremë, duke u fshehur burimi i vërtetë i shumës së deklaruar nga bashkëjetuesja e tij, e pandehura Erjola Hoxha, si e ardhur nga aktiviteti tregtar i shoqërisë 3S Consulting sh.p.k, me ortak të vetëm shtetasen Erjola Hoxha. Ky deklarimi rremë është kryer në bashkëpunim me të pandehurën, Erjola Hoxha, në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI në datë 23.3.2023 dhe 31.3.2024.

Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë.

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal, ne format dhe episodet e meposhtme:

– Në lidhje me shumën e investimit, në ambjentin AirBnb, për vitin 2019, prej minimalisht 420 356 (katërqind e njëzetë mijë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë, në bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

– Për shumën e investimit, në ambjentin AirBnb, për vitin 2020, prej minimalisht 1 587 017 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëmbëdhjetë) lekë, në bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

– Për shumën prej 170 480 euro të përfituar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pasqyruar si shitje e bërë shtetasit Andi Boni, në bashkëpunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri.

– Për shumën në total prej 270 000 euro marrë nga shtetasit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, ne bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Sokol Meqemeja

– Në lidhje me veprimet e kryera për fshehjen e pronësisë së vilës në Hamallaj dhe shpenzimet e kryera për të, në bashkëpunim me shtetasit, Erjola Hoxha, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Gerian Kuka.

– Për veprimet e kryera për fshehjen e pronësisë së vilës me nr.73 në Green Coast, Palasë dhe investimit për të, në bashkëpunim me shtetaset Albina Mançka dhe Elda Dinaj.

Pasur parasysh sjelljen e kryer prej secilit prej të pandehurëve të tjerë, në realizimin e veprave penale të sipërcituara, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, ata janë  akuzuar si vijon:

E pandehura Albina Mançka është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” në bashkëpunim me shtetasin Arben Ahmetaj, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, 6 (gjashtë) herë, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal, (më shumë se një herë) dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, për 5 (pesë) episode

E pandehura Erjola Hoxha është akuzuar për kryerjen e veprave penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, 4 (katër) herë, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal (më shumë se një herë) dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, gërma ‘b” dhe “c”.

Të pandehurit Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe Klodian Zoto janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për 5 (pesë) episode.

Të pandehurit: Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe  Sokol Meqemeja janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal.



Ju sugjerojmë

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Para
Opozita takon deputetin e Bundestagut: Kërkohen reforma dhe standarde demokratike

Opozita takon deputetin e Bundestagut: Kërkohen reforma dhe standarde demokratike

NATO do të vendosë sistemin Patriot në Turqi

NATO do të vendosë sistemin Patriot në Turqi

Kukësi, refugjatët e Kosovës dhe çmimi Nobel

Kukësi, refugjatët e Kosovës dhe çmimi Nobel
















TE FUNDIT

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
7 Korrik, 2026

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me...

Lexo më shumë

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
7 Korrik, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit u rikthyen sërish mëngjesin e sotëm, pasi Irani qëlloi dy raketa drejt anijeve tregtare. Sipas...

Lexo më shumë

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
7 Korrik, 2026

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}