Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca paraprake për inceneratorin e Fierit. Mësohet se të pranishëm në seancë kanë qenë edhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Koka në fjalën e tij përballë trupit gjykues,ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ai ka shërbyer vendit me besnikëri dhe është i pafajshëm.
Sipas Euronews albania, ish-minisri i Mjedisit theksoi se prokuroria nuk mund të marrë për bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, të cilën e cilësoi si të çmendur.
“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë te pafajshëm. Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.