Aktualitet

Inceneratorët, Berisha: Rama ka firmosur, zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 18/01/23 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur sërish te afera e inceneratorëve.

Pas dokumenteve të publikuara një ditë më parë nga Partia e Lirisë, Berisha akuzoi Ramën se është kreu i organizatës kriminale të djegësve.

Sipas Berishës, kjo faktohet me firmën e tij për kontratën e djegësave, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit.

“Dje u faktua se Edi Rama, për sipërmarrjen e tij, me të cilën pret çdo ditë euro, ka mashtruar publikisht dhe nën betim. Që Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra milionë euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësave, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës Rama zgjodhi aferën e inceneratorëve për t’u bërë milioner.

“Edi Rama ka firmosur një kontratë në shkelje të çdo parimi, vetëm se ajo është sipërmarrja e tij. Vetëm e vetëm se ai zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre. Ai firmosi vetëm pasi autoriteti kombëtar i prokurimeve, i dërgoi shkresën sipas të cilës kjo praktikë është antiligjore. Edi Rama, siç e dini ju, ka firmosur për t’i dhënë bonus, kompanisë së tij, 8 përqind, në një kohë kur kjo kompani nuk ekzistonte në asnjë regjistër, në asnjë dokument të këtij shteti dhe ai kishte në zyrë shkresën e firmosur nga ministrja Ermonela Felaj, ku njoftohej se kompania për të cilën kërkohej mendimi që të merrte bonusin 8 përqind, nuk ekziston. Kjo nuk e pengoi Edi Ramën, se ai kishte ndërmend ta krijonte kompaninë. E vërteta është se kompania u krijua tetë muaj më vonë”-tha Berisha.

Pas