Ndërsa ka treguar përvojën e tij në më shumë se 200 vende të botës, Ilir Morina ka treguar gjithashtu edhe për udhëtimin e tij në Korenë e Veriut.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai tha se e ka marr me lehtësi një vizë për në Korenë e Veriut, ku ka hyrë me tren nga Kina.
Pjesë nga intervista në “Opinion”
Fevziu: Po Korenë e Veriut e ke vizituar?
Morina: Po, Aty nuk mund të ecësh vetëm në qytet, gjithmonë ke njerëz prapa.
Fevziu: Si shkove?
Morina: Shkon në Ambasadë, ata kanë një agjenci që të pyesin nëse do fluturim apo tren nga Kina. Unë shkova me tren.
Fevziu: A të dhanë vizën?
Morina: Shumë lehtë është. Për SHBA-në e kanë anuluar total që nga koha e Trump. Ata që kanë shkuar botën, shkojnë në zonën e demilitarizuar dhe ndërsa e shkelin thonë që kanë hyrë në Korenë e Veriut./Opinion.al