LSI ka mbyllur sot fushatën me mitingun e fundit në Fier. Ish-kryetari Ilir Meta u shpreh i bindur se LSI do të dalë forcë e parë në këtë qark dhe këtë e kanë të qartë edhe rivalët politikë.
Duke komentuar veprimet e Partisë Socialiste, Meta tha se “Rilindja i kërkoi dje ndihmë Partisë Demokratike për të shpëtuar nga ky uragan”.
Ai theksoi se kanë mbetur edhe 48 orë që shqiptarët të festojnë për fitoren e tyre dhe të LSI.
Meta sulmoi edhe Edi Ramën kur iu drejtua prindërve se “nuk mund të hipin fëmijët e tyre në një autobus me shofer mavi dhe mavri”.