Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka ndërruar një gotë raki me ish Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Takimi që duket se është zhvilluar në Kosovë ka qenë pa protokoll. Ndërsa nuk dihet nëse rakia është Skrapari apo është ofruar nga vetë i zoti i shtëpisë Haradinaj?