Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta: Do kallëzoj penalisht Ardian Dvoranin. Ja përse e akuzoj

2019/11/15 at 3:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaosi për Gjykatën Kushtetuese, Meta: Ardian Dvorani bën lojëra mafioze

“Gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”, më këto fjalë e nisi konferencën e tij Presidenti Ilir Meta, teksa në dorë mbante gotën e ujit.


Më pas pa marrë shumë kohë, kreu i shtetit u hodh direkt në “aksion”.

“Dëshiroj t’ju bëjë të ditur vendimin tim si President i Republikës dhe kryetar i shteti për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si president i republikës kundër zotit Ardian Dvorani, kreu i KED, me adresë Gjykata e Lartë. Unë Presidenti i Republikës dhe kryetari i shtetit akuzoj zotin Ardian Drovanin për këto vepra penale: Shpërdorim i detyrës dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, tha Ilir Meta.

Më pas ai argumentoi edhe pse mori këtë vendim, kundër Ardian Dvoranit, kreut të KED, të cilin e akuzon për veprime mafioze.

“KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë. KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situate për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit? Edhe ai thotë po ia cova. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia coi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi. Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja con Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh” tha më tej Presidenti.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj. Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese ka listuar zonjën Xhaferllari si gjyqtare me kompetenca të plota, në listën e gjyqtarëve që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Njoftimi i dytë pasoi një njoftim të mëparshëm, në të cilin thuhej se katër anëtarët e Gykatës Kushtetuese që janë në detyre, Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, nuk kishin marrë dot një vendim zyrtar për mandatin e asaj që pretendon të jetë kolegia e tyre e re, Arta Vorpsi.

Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese sqaron se “edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik”.

Në mbledhje nuk ka qenë e pranishme Marsida Xhaferllari, ndërsa Arta Vorpsi ishte pikërisht ajo që kishte thirrur mbledhjen, duke u kërkuar që t’i njihnin mandatin./ Opinion.al

Etiketa: meta


Ju sugjerojmë

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
-U tha në Opinion

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

4 Qershor, 2026 11:27 pm
Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
-U tha në Opinion

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

4 Qershor, 2026 10:05 pm
Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
-U tha në Opinion

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

4 Qershor, 2026 9:47 pm
Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Para
Chiara Ferragni dakord me deputetin italian:Të mos mposhtemi nga negativët

Chiara Ferragni dakord me deputetin italian:Të mos mposhtemi nga negativët

Hetimet për Trump, dëshmon ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë

Hetimet për Trump, dëshmon ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë

“Shpërndarja e Kuvendit”, Meta: Me Gjykatën Kushtetuese nuk luhet

“Shpërndarja e Kuvendit”, Meta: Me Gjykatën Kushtetuese nuk luhet
















TE FUNDIT

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi...

Lexo më shumë

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë...

Lexo më shumë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}