Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ILD verifikon proceduarat e lirimit të Dan Hutrës: Është në përputhje me ligjin

2023/05/16 at 9:39 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
ILD verifikon proceduarat e lirimit të Dan Hutrës: Është në përputhje me ligjin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar verifikimet për lirimin nga burgu të Dan Hutrës, i cili në 1 mars të këtij viti ka vrarë 3 gra dhe plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij.


Hutra ndodhej në burg nën akuzën për dhunë në familje të denonciuar nga ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa.

Ndër të tjera në një njoftim për mediat ILD bën me dije se vendimmarrja e gjyqtarit është në përputhje me ligjin, ndërsa bëhet e ditur se Hutra kishte përmbushur periudhën e dënimin, ndaj edhe ka dalë nga qelia më herët.

“Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për lirimin nga burgu të shtetasit Dan Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt “Kërkesë për shuarje mase sigurimi”, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qenë në përputhje me ligjin, pasi i dënuari kishte përmbushur periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim”-*thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë më 1 Mars 2023, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi Dan Hutra, 3 gra kanë humbur jetën dhe janë plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij.

ILD vlerëson paraprakisht se faktet (veprimet apo mosveprimet e magjistratit), të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas kërkesave të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, nuk janë vetëm ato që parashtrohen në bazë të një informacioni publik, por janë ato që analizohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, apo vlerësohen në bazë të një procesi verifikimi apo hetimit disiplinor. Në bazë të një informacioni publik mund të paraqiten një tërësi faktesh, të cilat pretendohet se kanë ndodhur dhe që përbëjnë shkelje disiplinore, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë, mund të bëjë një cilësim të saktë apo të ndryshëm të fakteve dhe veprimeve, që lidhen me shkeljen disiplinore, pa u lidhur me përcaktimin, që mund të pretendohet në këtë informacion publik.

Në funksion të verifikimit të këtij rasti, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka administruar të dhëna shtesë dhe dokumentacionin përkatës nga Prokuroria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe nga Drejtoria e Burgjeve.

Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për lirimin nga burgu të shtetasit Dan Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt “Kërkesë për shuarje mase sigurimi”, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qenë në përputhje me ligjin, pasi i dënuari kishte përmbushur periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.
Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike lidhur me gjykimin e shkurtuar për shtetasin Dan Hutra, për veprën penale “Dhunë në familje”, rezulton se gjyqtari G. H. në ushtrim të kompetencave të tij për çmuarjen e vlefshmërisë së një akti procedural, sipas rregullimit përkatës në Kodin e Procedurës Penale, ka përfshirë edhe qëndrimin e të pandehurit për njohje të kërkesës së prokurorit R. K., duke pranuar gjykimin e shkurtuar, si gjykim në gjendjen e akteve të ndodhura në fashikullin e prokurorit me zgjedhjen e të cilit, i pandehuri heq dorë nga debati për provat, kërkesat për pavlefshmëri, duke pranuar që të gjykohet mbi bazën e të dhënave të marra në fazën e hetimeve paraprake, e përfituar për rrjedhojë ulje në masën 1/3 të dënimit, nëse dënohet.
Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për masën e dënimit të Dan Hutrës me 1 vit e 6 muaj burg, rezulton se kërkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit janë konform diskrecionit ligjor të magjistratit, në përcaktimin e masës së dënimit, bazuar në faktet e përcjella, përfshi dënimin e mëparshëm të të pandehurit për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe marzhin e sanksionit, që legjislatori ka përcaktuar për veprën penale “Dhunë në familje” (Neni 130/a/1 i Kodit Penal), vendimmarrje e konfirmuar edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të  Përgjithshëm.
Në lidhje me mosadministrimin e dëshmisë së penalitetit, referuar analizës për individualizimin e dënimit, në kushtet kur në kuadër të rrethanës rënduese sipas nenit 50/1/ç të K. Penal, është marrë në konsideratë dënimi i mëparshëm i të pandehurit lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, çmohet se mungesa e konstatuar e administrimit të dëshmisë së penalitetit nuk mund të vlerësohet si mospërmbushje e funksionit gjatë gjykimit, në kuadër të shkeljes disiplinore sipas përcaktimeve të nenit 101 dhe neni 102, pika 1 shkronja “ç” e ligjit me nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në analizë të dokumentacionit të administruar rezultoi se në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjes penale të regjistruar në vitin 2022, në emër të shtetasit D. H. për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, si dhe procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjeve të tjera të mundshme penale të regjistruara në emër të shtetasit D. H., nuk konstatohen veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një dyshim të arsyeshëm, i cili justifikon fillimin e hetimit disiplinor sipas kërkesave të nenit 122, pika 1 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në këto kushte, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 120 dhe 121, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 204, pika 1, shkronja “j” dhe nenit 2014 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, ka vendosur arkivimin pas verifikimit kryesisht të informacionit të bërë publik në media në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjeve penale të regjistruara në emër të shtetasit Dan Hutra.

 

 

Etiketa: Dan Hutraild


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Të përdorura në ngjarje kriminale? Gjenden dy kallashnikovë në Vaun e Dejës

Të përdorura në ngjarje kriminale? Gjenden dy kallashnikovë në Vaun e Dejës

Tentoi të vrasë të riun, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Tentoi të vrasë të riun, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Zgjedhjet e 14 Majit, 4 kandidatët që uruan kundërshtarët për fitoren pas humbjes

Zgjedhjet e 14 Majit, 4 kandidatët që uruan kundërshtarët për fitoren pas humbjes
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}