Tashmë nuk ka më asnjë diskutim. Elseid Hysaj është një nga lojtarët e përhershëm në formacionin titullar të Napolit dhe për më tepër një nga futbollistët me shumë të ardhme.
Edhe pse nuk ka shumë nevojë për reklamë, një të tillë mbrojtësi shqiptar e ka marrë nga një prej portaleve pranë skuadrës napolitane.
“Ilnapolista” bën një përshkrim të vlerave të futbollistit shqiptar duke treguar progresin e tij. “I vetmi në këtë mes që ndihet keq është Kristian Maxho.
Në moshën 34vjeçare duhet të mësohet me shkëlqimin e Elseid Hysajt që e ka sfumuar totalisht dhe ka arritur të luajë 29 ndeshje me 2426 minuta në total.
Në të djathtë të mbrojtjes për skuadrën e Sarrit nuk ka më dilema, as në ndeshje si ajo ndaj Vijarealit kur në fushë kishte ‘rrotacion’.
Në fillim, kur iu bashkua Serisë A, vlente vetëm 2.5 milionë euro. Dyfish më shumë ishte shuma që pagoi Napoli për të, ndërsa tashmë (sipas “Transfermarkt”) vlen 9 milionë, 250 % më e lartë se në fillim”.