Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ikën opozita, plas sherri mes socialistëve…”Ore sa e ke koston tani, mos u tall me ne”

2018/05/29 at 8:18 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ikën opozita, plas sherri mes socialistëve…”Ore sa e ke koston tani, mos u tall me ne”

Mungesa e opozitës në komisionet parlamentare ka shtyrë dje deputetët e mazhorancës për të bërë rolin e oponentit ndaj projektligjeve të qeverisë.


Edhe pse bëhej fjalë për kanalet vaditëse, replikat dhe nervat e deputetëve socialistë i afroheshin protestës së deputetëve të opozitës për drogën në qeveri.

Por edhe pse socialistët tentuan të bëjnë opozitën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në fund i kanë miratuar një për një nenet e projektligjeve në rendin e ditës, edhe pse shprehën qëndrim kundër. I tillë ishte debati me ton të lartë i Bashkim Finos me zëvendësministrin e Bujqësisë, Ilir Halilaj.

Ky i fundit mbërriti me vonesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, për shkak se ishte në një tjetër komision. Halilaj kërkoi falje për vonesën, por Finos nuk i pëlqeu fakti se përse nuk i dha më shumë shpjegime. Zëvendësministri Ilir Halilaj nisi të shpjegojë marrëveshjen për marrjen e kredisë prej 23 milionë eurosh, e cila do të përdoret për projektin e ujëmbledhësve dhe kanaleve kulluese.

Por Fino sërish mori rolin e “opozitarit”.

“23 milionëshin që do kalojmë sot, ju e keni ndarë në dy kategori, punime civile, mallra, shërbime konsulencë, trajnime. Pjesa tjetër, shkronja b. Pjesa tjetër e shumës që bën 22,952 milionë euro. Pra, kjo është llokma më e madhe e këtij 23 milionëshi. Me e lezetshmja është që ministria juaj do paguajë TVSH-në dhe kjo do ketë një kosto lokale të përgjithshme në 4.6 milionë euro. Dhe taksa, p.sh, Bashkia Lushnje, do paguajë taksën lokale. Duhet të di nga ju si ministri, a janë të gatshme të paguajnë bashkitë këtë kosto lokale”, tha Fino, ndërkohë që zëvendësministri nisi shpjegimet, raporton Panorama.

Deputeti i PS ndërhyri sërish: “Sa e ke koston tani, mos u tall me ne”. Por në argumentin e tij, zëvendësministri i Bujqësisë sqaroi se s’ka kosto për bashkitë. “Vlera 4.6 milionë euro janë kosto lokale dhe këto janë të parashikuara në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë në vitet në vazhdim, pra, 2019-2020. Këto kosto janë parashikuar në buxhetin e ministrisë dhe jo si kosto e bashkive”, tha Halilaj.

Bashkim Fino, ndërkaq, tha se ministria duhet të vijë në Kuvend me projekte të detajuara, pasi kreditë që po merr, do të jenë borxh edhe për fëmijët e shqiptarëve. “Puna juaj duhet të jetë e detajuar, sepse ajo janë paratë e shqiptarëve, ju mos përfitoni nga ndërgjegjet tona dhe votimi që bën Parlamenti pozitë-opozitë. Ne i miratojmë, por ju duhet të vini me relacion të detajuar, se këto do i paguajnë fëmijët e mi dhe të tutë, dhe fëmijët e fëmijëve, sepse e keni 25 vjet”, tha Fino. Por pas gjithë këtij diskutimi, socialistët e votuan marrëveshjen pa asnjë ndryshim dhe me dakordësi të plotë.

 

Etiketa: finoiken opozitasherri mes socialisteve


Ju sugjerojmë

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
Para
Kosova e pandalshme shënon golin e tretë ndaj Shqipërisë

Kosova e pandalshme shënon golin e tretë ndaj Shqipërisë

Alarmi/ Në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale

Alarmi/ Në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale

Ndërtuesi në Tiranë i vendos rrugës emrin e tij

Ndërtuesi në Tiranë i vendos rrugës emrin e tij
















TE FUNDIT

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
17 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar...

Lexo më shumë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Korrik, 2026

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
17 Korrik, 2026

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë...

Lexo më shumë

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
17 Korrik, 2026

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar valën e saj të fundit të sulmeve të mëdha kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}