Louis Van Gaal nuk është më trajneri i Manchester United. Ai është shkarkuar nga drejtuesit e klubit dhe tani pritet emërimi i trajnerit të ri që do të jetë Jose Mourinho, i cili përmendet prej kohësh se e ka arritur marrëveshjen.
Van Gaal para pak ditësh fitoi Kupën e Federatës, por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi është i vetmi trofe në dy sezone pavarësisht shpenzimeve të shumta me afrimet e lojtarëve. 64-vjeçari rrezikoi shkarkimin më herët, por ky vendim u shty nga drejtuesit e Manchester United me të cilët holandezi kishte nënshkruar një kontratë 3 vjeçare.
Louis Van Gaal nuk arriti të kthejë fitues skuadrën që nuk po jep rezultat prej largimit nga roli i trajner të Sir Alex Ferguson. Manchester United do të marrë pjesë këtë sezon në grupet e Europa League, pasi e mbylli kampionatin në vendin e pestë, jashtë zonës Champions. /Tv Klan