Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idetë për turizmin, kush “i rrëmbeu” milionat e qeverisë

2016/09/03 at 9:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Idetë për turizmin, kush “i rrëmbeu” milionat e qeverisë

Miliona lekë për turzimin u janë akorduar disa shoqatave. Kryesisht ato do të punojnë ne sektorin e reklamimit të turizmit dhe krijimit të një panorame pozitive për vendin tonë. Por sa e rendësishmë është kjo kur në vend ka ende probleme thelbësore me sektorin në fjalë dhe ato leke, para se te shkonin tek këto shoqata të shkonin në terren? Më poshtë janë shifrat dhe kompanitë fituese:


16.4 miione lekë që do të ndajë Ministria e Ekonomisë për 5 nga 15 projekte që u hodhën në tryezë për zhvillimin e turizmit, një prej tyre do të tërheqë shumën 7.6 milionë lekë, ndërsa 4 tjerët do të ndajnë secili shumat në masën 2 milionë lekë secila.

Sipas ministres, Milva Ekonomi, e cila nënshkroi kontratat dy ditë më parë, ndarja e parave, nuk është bërë në masë të barabartë, por është bërë sipas aplikimeve dhe ideve që kanë sjellë, të cilat shoqërohen me një buxhet sipas mundë­ sive për të mbështetur vlerën e projektit.

Por kush janë fituesit, projektet që ata do të zhvillojnë në qytete të ndryshme, dhe cili është statusi dhe aktiviteti i tyre aktualisht. Fondin më të madh të parave, pas kontratës së firmosur me Ministrinë e Ekonomisë e merr “BiznesAlbania”.

E drejtuar nga Luan Bregasi, shoqata jofitimprurese, me 7 602 300 lekë në dispozicion, do të synojë të përmirësojë shërbimin turistik në Durrës e Pogradec, duke trajnuar stafin e 45 hoteleve e restoranteve në të dy qytetet. Ky projekt ka si qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së turizmit rajonal. Ndërkohë, “BiznesAlbania” e themeluar në 6 vite më parë, është një shoqatë jo­fitimprurëse, e krijuar me iniciativën e shoqatave kryesore që operojnë në Shqipëri. Qëllimi i krijimit të “BiznesAlbania” është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të bizneseve e shoqatave, ndërsa strategjia kryesore e “BiznesAlbania” është lobimi me qeverinë, parlamentin, media, shërbimet publike etj.

Platforma e dytë që merr 2.3 milionë lekë është hartuar nga “Skikuli Dot Com” dhe do të ngrejë nivelin e turizmit në Shqipëri përmes reklamimit dhe joshjes nga interneti, sidomos për të huajt, duke synuar kështu edhe rritjen e të ardhurave për operatorët turistikë. “Nëpërmjet këtij uebsite vizitorët do të kenë mundësi që të rezervojnë dhoma hotelesh, camping, makina dhe biçikleta me qira etj”, shpall projekti. Por, kush është Skikuli? Është kompani e themeluar nga Redon Skikuli me ide dhe programe për nxitjen e vetëpunësimeve, sidomos për të rinjtë. Art Kontakt është një tjetër shoqatë, e cila ka bindur Ministrinë e Ekonomisë për t’i marrë 2 milionë lekë, me qëllimin për të zhvilluar turizmin në qytetin e Tepelenës me platformën “Korridori Ali Pashë Tepelena”, duke krijuar kushtet për krijimin e një itinerari turistik, bazuar në rrjetin që u ndërtua gjatë kohës së sundimit të Ali Pashës.

Shoqata fituese është Qendër Kulturore Shqiptare krijuar si një projekt në Venecia të Italisë në 2003, dhe ndër të tjera ka për qëllim të promovojmë trashëgiminë kulturore Shqiptare. Për qytetin e Korçës nuk ka menduar vetëm ministria, që ka shpallur projektin si fitues, por edhe prefekti i qarkut Korçë. Duke marrë 2 milionë lekë, prefekti do të kërkojë të ndryshojë mendësinë për turizmin në qarkun juglindor, përmes projektit të biçikletave.

“Broshura pedaluese “Korça me biçikletë” do të përmbajë 19 itinerare me një total prej 864 kilometra në formën e një guide”, shkruan projekti. Mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjen banorët dhe turistët përgjigjes së prefektit që do të investojë 2 milionë lekë. Fituesja e fundit është Elona Pinguli, person fizik e regjistruar në QKR me objekt aktiviteti promovimin e turizmit. Duke ideuar projektin për të reklamuar Shqipërinë te qytetarët dhe operatorët turistikë italianë, ajo ka mundur të marrë për këtë nismë 2.5 milionë lekë.



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Eneda Tarifa ironizon buzët e fryra të kolegeve

Eneda Tarifa: Pse më larguan nga "Portokalli", pyesni drejtuesit

Turqia liron rreth 34.000 të burgosur, krijon hapësirë për puçistët

Turqia liron rreth 34.000 të burgosur, krijon hapësirë për puçistët

Adrenalina e biznesit të verës, sa paguhen performancat live

Adrenalina e biznesit të verës, sa paguhen performancat live

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}