Një i mitur është vrarë me armë zjarri sot në Klos ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, një nga të cilët babai i viktimës.
Viktima është identifikuar si Kenado Shira. Krimi i rëndë ka ndodhur në qendër të Klosit, jashtë një lokali. Të plagosurit janë transportuar në spital ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijion hetimet./Opinion.al