Aktualitet

Ibrahimaj: Nuk do heqim TVSH në produktet e shportës, nuk ndikon tek konsumatori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:27 - 18/03/22 |
Opi Nion

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaron se nuk do të hiqet TVSH për produktet e shportës, pasi kjo nuk ndikon në uljen e çmimeve tek konsumatori.

Sipas saj, edhe nëse hiqet nuk do të ketë ulje të çmimeve, ndërsa sqaroi dhe sa është pragu ku është vendosur TVSH-ja.

“Ne nuk do ndërhyjmë në TVSH e produkteve të shportës, çdo vend ka sistemin e vet të taksimit. Vitin e kaluar morëm një vendim i cili prek pjesën më të madhe të bizneseve dhe prek 95 mijë biznes e të vogla ku ne rritëm pragun e TVSH mbi 10 mln lekë. 95 mijë biznes e nuk paguajmë asnjë taksë dhe asnjë TVSH. Janë produkte që tregtohen kryesisht nga këto biznese. Nëse do t’i referohemi miellit, është miell i cili shkon për konsumin e madh që shitet nëpër furrat e bukës, apo pika shumice. Është vetëm një 10% që shitet me kg. Çdo konsumator konsumon më shumë bukë sesa miell për kg”, tha Brahimaj./ Opinion.al

Pas