Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ibra udhëheq Man. Utd me dy gola, Mou e bën kapiten të Djajve të Kuq

2016/08/19 at 12:00 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibra udhëheq Man. Utd me dy gola, Mou e bën kapiten të Djajve të Kuq

30 gola në 20 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi në kampionat (Ligue 1+Premier League), katër gola në tri ndeshjet e para zyrtare të luajtura me Manchester United (ka shënuar edhe në Superkupën e Anglisë kundër Leicester). Zlatan Ibrahimovic, i marrë me kosto zero në merkaton e verës, mund të thuhet se është “blerja” më e mirë e United, që sot ka aktivizuar nga minuta e parë Paul Labile Pogba, lojtarin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, i cili ka bërë debutimin e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”, me të cilët kishte luajtur për herë të fundit më 18 mars të 2012-ës, 1616 ditë më parë. Por edhe lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, i cili ka bërë një paraqitje normale, ka qenë i detyruar të përkulet para madhështisë së Zlatan.


ibraaa

Suedezi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 36-të të pjesës së parë kur ka mundur portierin Forster me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi perfekt të Wayne Rooney, i cili ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ndeshjen e tij numër 600 si futbollist profesionist (523 me United, 77 me Everton). Një gol ky që i ka dhënë frymëmarrje skuadrës së Mourinho-s që, pavarësisht emrave të mëdhenj, nuk e ka dominuar sfidën, të paktën në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta, më saktësisht në minutën e 52-të ka ardhur edhe goli i dytë personal i sulmuesit suedez, i cili ka futur në kasafortë tri pikët e radhës për Manchester United nga pika e bardhë e 11 metrave, pas penalltisë së fituar nga Shaw.

Pas këtij momenti vendasit e kanë pasur më të lehtë të kontrollojnë ndeshjen dhe të mbrojnë rezultatin. Në minutën e 64-t ka qenë Pogba që ka shkuar afër realizimit të golit të tretë me një goditje me kokë që ka përfunduar sipër traversës. Dominimi i lojtarëve të Mou ka qenë total dhe një minutë më vonë Martial ka humbur një rast të artë, pasi është vonuar në goditjen e topit, teksa gjuajtja e tij është bllokuar nga mbrojtësit e Southampton. Miqtë kanë reaguar në minutën e 75-të, me goditjen e Long që ka përfunduar për pak jashtë. Në minutën e 89-të Mourinho e ka shpërblyer Ibrahimovic duke e bërë kapiten të ekipit, pasi ka zëvendësuar Rooney me Smalling, me shiritin prestigjioz që ka kaluar në krahun e suedezit, i cili është zëvendës kapiteni i “Djajve”. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-0 dhe United kryeson përkohësisht i vetëm renditjen në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve.

man1

 

Etiketa: IbraMan UtdSouthempton


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza
Bota

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

10 Tetor, 2025 3:32 pm
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

10 Tetor, 2025 3:16 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Kronikë

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës

10 Tetor, 2025 1:33 pm
Para
U tha se do të merrte 1 milion euro për medaljen olimpike, po ja sa do të shpërblehet Majlinda Këlmendi

U tha se do të merrte 1 milion euro për medaljen olimpike, po ja sa do të shpërblehet Majlinda Këlmendi

Igli Tare do Mario Ballotelin te Lazio

Igli Tare do Mario Ballotelin te Lazio

Dalin pamjet erotike të Nicole Scherzinger (Foto)

Dalin pamjet erotike të Nicole Scherzinger (Foto)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
10 Tetor, 2025

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq...

Lexo më shumë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
10 Tetor, 2025

Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac. Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në...

Lexo më shumë

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
10 Tetor, 2025

“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund luftërave dhe të shpëtojë...

Lexo më shumë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
10 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme liron Redi Mollën. Mësohet se nga arrest në burg, gjykata ka vendosur për Mollën arrest shtëpiak. Kjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com