Babai i Sabrina Bengajt, Partizan Begaj ka kërkuar dënim maksimal për ish-dhëndrin i cili disa ditë më parë i ekzekutoi me armë zjarri të bijën. Në një prononcim për mediat ai thotë se ish-dhëndri ruajti momentin që nuk kishte meshkuj në shtëpi dhe shkoi të vriste ish-bashkëshorten.
Akuza të forta babai i vajzës ka hedhur edhe ndaj gjykatësit, Pirro Sotaj që liroi nga burgu 31-vjeçarin, për të cilin thotë se duhet të japë llogari.
“Ju falënderoj juve dhe i kërkoj falje gjithë opinionit publik fierak se më ka respektuar gjithë jetën time. Për fat të keq, si prindër, ne u larguam prej vitesh jashtë. Vite më parë kjo familje rrëmbehet, më rrëmbejnë vajzën me mashtrim. Në fillim nuk fola për respekt, ose për turp kundrejt të tjerëve. Pasi më thoshin ti s’je i aftë se të iku fëmija nga shtëpia. Dhe është e vërteta, u detyrova që të bëja ‘paqe’ me fëmijën tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte gradualisht shumë mirë. Pas disa vitesh lindi fëmijë, të na rrojë Noemi, që është fëmijë i mrekullueshëm dhe e ka bekuar perëndia. Ish-dhëndri, ky lloj plehra e shoqërisë shqiptare si mund ta quash, filloi të tradhtonte. Na erdhën foto. U konstatua me fakte. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë: Hajde më merr, se burri im po bredh me të tjerat dhe vjen në shtëpi. Pas 5 ditësh vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehrë e shoqërisë fierake dhe shqiptare, kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola, për shumë gjëra, po e përsëris. Për hir të shumë gjerave, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, e cila është një copë injorante, mashtruese dhe intrigante. Nisi dhe tha që herën e parë armën e kishte marrë në shtëpinë time. Por unë e deklaroj se ky është mashtrim. Atëherë policia e rendit pse nuk kontrolloi se ku ishte marrë arma. E dyta deklaroi se unë kisha ndërhyrë që të çonin në burgun e të çmendurve në Zahari, në burg ku rrinë të çmendurit. Unë kërkoj një gjë, se di se si e mendoni këtë, me gjithë këto armë, prova, gëzhojat, merr peng shtëpinë time. Ky zoti Prokuror, zoti Çlirim, unë e denoncoj publikisht, dhe zotin Piro Sota. Meqë e liruan, le të përgjigjen ata për time bijë. Unë akuzoj ish-ministren e Drejtësisë, ku ishin?! Mbi të gjitha, kush janë këta mjekë që ndryshuan një deklaratë të tillë?! Që qenka i sëmurë dhe të bëjë atë akt që bëri, një krim në shtëpinë. Unë këtë nuk dua ta kalojë në plumb, por në varje. Ai dhe e gjithë familja e tij në burg. Ishte familja e tij dhe ajo plehra që e bëri. Ajo i thoshte të birit: të tradhtoi. Sot vajza bënte 23 vjeçe. Nëse ajo kishte faj, unë mbaj përgjegjësi penale. Në momentin kur ndodhi ngjarja ishte nusja e djalit, që dje u bëra gjysh. Po ashtu ishte dhe vajza që doli para për mos të qëlluar kunatën. Ai kishte ruajtur që mos të kishte meshkuj, ai i bie të jetë një mi. Djali këtë pisllëk e ka bërë me nënën, që është shpifëse, plehrë e shoqërisë shqiptare. Këta lloj janë të sëmurë, dhe shteti duhet t’i dënojë.”, tha ai.