Një çift bashkëshortësh dhe një grua tjetër janë vënë në pranga nga policia e Kukësit, pasi duke u shtirur si fallxhorë i kanë vjedhur një të moshuare një sasi të konsiderueshme parash dhe disa bizhuterish.
Sipas policisë së Kukësit në pranga janë vënë Ardian Rakipi, 43 vjeç, bashkëshortja e tij Vjollca Gatali, 43 vjeç, dhe Elena Muhaxheri, 36 vjeç, nga fshati Halil i Krujës.
“Duke u hequr si fallxhor ata i kanë vjedhur në banesë një 61-vjeçare 500 euro, 3 mijë lekë, një varëse floriri, vathë floriri, dy unaza serme e më pas janë larguar në drejtim të Dibrës”, njofton policia. Këto sende janë kapur në momentin e arrestimit.