Është zbardhur dëshmia e efektivit të “Shqiponjave” të cilit mbrëmjen e djeshme i vendosën lëndë plasëse në derën e biznesit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri në Sukth. Fatmirësisht nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Në një prononcim për abcnews.al pronari i biznesit Hysen Gashi është shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjë person.
Ai ka deklaruar se zhurma ishte e fuqishme dhe ka shkaktuar shumë panik te familjarët e tij.
“Nuk kam pas kërcënime e as konflikte me persona të tjerë. Nuk e them dot se cili është motivi i këtij sulmi. Shpërthimi qe i fuqishëm, shkaktoi panik në familje dhe tek fqinjët. Dolëm menjëherë përjashta për të parë se çfarë ndodhi. Konstatuam se lënda plasëse ishte vendosur në derën e dyqanit”, ka thënë ai.