Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja

2024/04/24 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja

Ahmet Bilali, 76 vjeç nga Shkodra, denoncon në “Stop” gjyqtaren Arta Llazari, e cila e ka mbajtur në gjyq për 10 vjet, kur prona e tij është me hipotekë.


Gjyqi është zhvilluar mbi një dokument të Reformës Agrare i falsifikuar.

Pas 10 vjetësh gjyqtarja i jep të drejtë Ahmet Bilalit, por sërish vazhdon ta mbajë peng, duke mos zbardhur vendimin prej 14 muajsh nga marrja e vendimit.

“E kam problemin me një zotëri këtu që e ka emrin Nush Hotaj. Pasi ka marrë tokë me një dokument të Reformës Agrare gjoja me ligjin 7501 vjen të më vjedhë edhe tokën time të certifikuar nga shteti shqiptar. Më ka çuar edhe në gjykatë. 30 seanca gjyqësore me gjyqtaren Arta Llazari, ky person ka çuar vetëm me u rrah. Edhe terrorizon, po të rrah, e po të bëj dhe në vend që gjyqtarja të thërrasë prokurorinë 30 seanca gjyqësore i kam kërkuar të thirret prokurori i gatshëm. Jam kërcënuar, edhe me u çuar me më rrah në gjyq. Në vend që ta nxirrte jashtë e të thërriste policinë, asnjë masë. Më mori jetën peng mor kjo. Kjo e prokuroria e Shkodrës janë një tmerr”, tha ai.

76-vjeçari shkon pothuajse çdo ditë tek Sekretaria e Gjykatës Shkodër, për të marrë vendimin e zbardhur, por gjyqtarja Llazari vijon ta mbajë peng prej më shumë se 11 vjetësh tashmë.

“Jam fukara me qindra dynym tokë. Pse? Prej sistemit të drejtësisë kaq i korruptuar jam sa nuk di kush ta përshkruajë”, tha ai.

Ahmet Bilali: Po të bezdisi edhe njëherë. Unë kam ardhur gati çdo ditë këtu, në lidhje me zbardhjen e vendimit tim nga gjyqtarja Arta Llazari. A ke mundësi?

Sekretarja: Akoma s’e ka zbardh, akoma nuk është zbardhur, unë nuk kam dijeni, kështu që…

Ahmet Bilali: Akoma nuk është zbardhur?! Po pse nuk është zbardhur?!

“Është një tmerr. Ka me qindra qytetarë. Shkoni te sporteli. Ka me qindra qytetarë që i zvarrit, i streson, i degjeneron si njerëz”, shtoi

Gjyqtarja e Shkodrës kaloi me sukses Vettingun edhe pse për të kishte me dhjetëra ankesa të qytetarëve të Shkodrës.

“Për mua kjo gjyqtare ka probleme të mëdha. Është e tmerrshme, si ka mundësi mor. Unë i certifikuar nga shteti. Nuk zej as atë tokë. Bëhet biznes është e tmerrshme. 15 vjet ka që e kam marrë këtë tokë dhe atë tokë atje dhe nuk e gëzoj”, tha ai.

“Stop” ka siguruar një ankesë nga Dhoma e Avokatisë Shkodër për këtë gjyqtare, e cila prej më shumë se dy vjetësh nuk zbardh vendimet.

Rezulton se zonja Arta Llazari ka mbi 2 vite që jnuk ka dorëzuar vendimet e arsyetuara, pavarësisht se ka shpallur vendimin.

“Kjo situatë është jashtëzakonisht alarmante dhe secili avokat, anëtar i Dhomës së Avokatisë Shkodër ka hasur në problematika serioze në marrëdhëniet me klientët që përfaqësojnë”, tha Dhoma e Avokatisë.

Deri më tani ndaj gjyqtares nuk ka asnjë masë të marrë pavarësisht ankesave.

Vetë Bilali është ankuar shumë herë për të, që kur u krijua ILD. Por vetëm pasi gjyqtarja kaloi Vettingun në 13 shkurt 2023, ILD e njoftoj qytetarin, se ka marrë nën administrim ankesën e tij.

“Më ka thanë që mora në dorëzim. Unë i kam kërkuar ILD-së të ndërhyjë në dosje, të shohë çfarë krimi po kryen kjo zonjë, është e tmerrshme”, tha Bilali.

“Stop” arriti të takojë vetë gjyqtaren Llazari, por ajo u shmang dhe përdori rojat e sigurisë, për t’u fshehur.

Gazetari: Znj.Llazari, gazetari Genci Angjellari i emisionit “Stop”. Këtij qytetari pse nuk i është zbardhur vendimi? Si ky qytetar ka dhe shumë të tjerë. Për z.Ahmet Bilali, pse e keni vonuar procesin… Kush është interesi?

Gjyqtarja Arta Llazari: Shumë mirë …A mund t’u them diçka? Jemi në proces e sipër, s’ka mbaruar akoma procesi…

Gazetari: T’ju pres? E sigurtë?

Gjyqtarja Arta Llazari: Po normale, po normale…

Gazetari: Po ju pres aty./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Presidencialet në RMV, Osmani kryeson ndaj Taravarit. Nis festa te BDI

Presidencialet në RMV, Osmani kryeson ndaj Taravarit. Nis festa te BDI

BE nis hetime lidhur me tregun kinez të pajisjeve mjekësore

BE nis hetime lidhur me tregun kinez të pajisjeve mjekësore

Zgjedhjet presidenciale në RMV, Osmani: Shpall fitoren me mbi 40 mijë vota epërsi!

Zgjedhjet presidenciale në RMV, Osmani: Shpall fitoren me mbi 40 mijë vota epërsi!
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}