Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për keqtrajtimin e të miturve është arrestuar nga policia e Fierit ditën e sotme.
Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet I.H, banues në Fier.
Mësohet se në 19 tetor të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al